Ministri Lleshaj ndryshon ligjin për azilantët, do ngrihen në kufi  kampe pritëse për refugjatët

315
Sigal

 

 Ministria e Brendshme ka kryer ndryshime të reja në ligjin për azilantët. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përgatitet të bëjë ndryshime të atilla, me ngritjen e disa kampeve, por dhe lehtësuar  procedurat  e verifikimit  për refugjatët.  Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, shprehet, se me ndryshimet e reja do forcohen kapacitetet në kufi, duke u ngritur kampe në kufi, do bëhet intervistimi i shpejtë i tyre, ku në fokus do jenë kriteret për personat që marrin azilin. Voda: “Është forcimi i kapaciteteve pritëse në kufi. Qendra  të përkohwshme të pritjes së emigrantëve.”  Voda shprehet se ligji i ri pritet të rrisë identifikimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm në vend, shmangien e lëvizjeve të tyre në territor, si dhe specifikim më të saktë të personave  që kërkojnë azil politik. Voda: “Futja e kësaj procedure do të ndihmojë në seleksionimin më të shpejtë të këtyre individëve, duke i kategorizuar që në fillim. Ligji pritet të jetë  i ashpër për një kategori  të refugjatëve të cilët janë shkelës, dhe do u refuzohet kërkesa për azil, por dhe do vendosen kufizime të lëvizjeve nga qendra e azilantëve në Babrru. Mirëpo, në dritëhijet e ndryshimeve të ligjit për azilantë, mund të synohet prania e shumtë e tyre në Shqipëri dhe pastaj përdorimi i tyre si krah pune, sikurse ka theksuar më parë kryeministri Rama, ku për nevojat e ngutshme të rindërtimit, do të nevojiten mijëra krahë pune, të cilat mund të sigurohen, pikërisht  nga azilantët që pranohen në Shqipëri.