Pensionistët janë kategoria më e diskrimiuar në Shqipëri. Kështu deklaroi këtë të martë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili shtoi se përgjegjëse kryesore për këtë situatë ështe qeveria. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të heq dore nga politikat ashpërsuese. Në konferencen me gazetarët Meta komentoi edhe përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvedi, që sipas tij është e papranueshme dhe tregon frikën e qeverisë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta denoncoi diskrimiminimine pensionistëve në Shqipëri, dhe varfërimin e tyre per shkak të rritjes së çmimeve. Në një konferencë për gazetarët Meta deklaroi se qeveria është përgjegjëse për situatën e rënduar ku ndodhen pensionistët, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga politikat përjashtuese.
I pyetur për aksionin politik, Meta deklarroi se opozita është e unifikuar në Kuvend, këshilla bashkiak dhe vijon betejën e saj teksa shtoi se , ashpërsimi i masave ndaj deputetëve opozitarë është e papranueshme dhe tregon frikën e qeverisë.
Ish presidenti njoftoi se të enjten PL do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar nga ku do të shprehen edhe qendrimet lidhur me situatën politike dhe ekonomike të vendit dhe qasjen që duhet të ketë opozita përballë saj.
Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta për mediat:
Sot dëshiroj të shpreh shqetësimin më të thellë mbi gjendjen në të cilën ndodhet kategoria sociale me e diskriminuar nga qeveria e Rilindjes që është ajo e pensionistëve të cilët pasi kanë kontribuuar për dekada të tëra sot përballohen me një mase të ulet të pensionit por edhe nje kosto shumë të shtrenjtë të jetesës. Pensionistët janë varfëruar edhe më shumë si për shkak të mos rritjes të nevojshme të pensioneve si dhe për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve.
Numri i pensionistëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit kur ndërkohë masa e pensionit është përkeqësuar vazhdimisht në raport me nivelin e pagës minimale dhe të asaj mesatare për shkak të politikave anti sociale të ndjekura nga qeveria e Rilindjes.
Numri i të gjithë kategorive të pensioneve në fund të vitit 2014 ishte 585 483 persona ndërsa në vitin 2023 vleresohet te arriti në 694 546 persona, pra u rrit rreth 20%.
Masa e pensionit të pleqerise në fund të vitit 2023 në qytet llogaritet me rreth 18 842 lekë në muaj dhe në zonat rurale me rreth 11 239 lekë në muaj. Masa e pensionit të pleqërisë në fund të vitit 2014 në qytet llogaritej 14 710 leke dhe në zonat rurale në 7 381 lekë.
Shkalla e zëvendësimit si raport i masës së pensionit me pagën minimale në shkalle vendi dhe me pagën mesatare po përkeqësohet vit pas viti.
Në vitin 2014, masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 67 % e pagës minimale dhe 32% e pagës mesatare. Ndërsa masa e pensionit në zonat rurale ishte rreth 34% e pagës minimale dhe 16% e pagës mesatare.
Ndërsa masa e pensionit në zonat rurale ishte rreth 28% e pages minimale dhe 15% e pagës mesatare, pra një përkeqësim i vazhdueshëm.
Qeveria në polikat e saj mban përgjegjesi për rishpërndarjen e pabalancuar të të ardhurave dhe sidomos për cënimin e shtresave më të prekuara nga të ardhurat. Ky është principi i rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, që do të thotë se të gjithë duhet të jenë përfitues të rritjes ekonomike.
Megjithë rritjen e të ardhurave reale kombëtare ndër vite kategoria e pensionistëve që perfaqeson mbi 32% e popullsisë mbi 20 vjeç jo vetëm që nuk është përfituese nga shpërndarja e të ardhurave reale por jeton në kushtet e varfërisë.
Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përcaktuar nga Banka Botërore në 6.85 dollarë në ditë.
Për një pensionist në qytet masa e pensionit të pleqërisë është 6.4 dollarë në ditë, ndërsa masa e pensionit të pleqerisë në zonat rurale është vetëm 3.8 dollarë në ditë.
Përveç nivelit të ulët të pensionit faktori i dytë me ndikim të lartë në rritjen e varfërisë është rritja e lartë e çmimeve, e sidomos e artikujve ushqimorë.
Efekti rritjes në nivel dyshifrorë të çmimeve dhe veçanërisht të atyre ushqimore ka rënduar më shumë pensionistët duke konsideruar se për moshat në pension pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve mujore.
Niveli i çmimeve veçanërisht në vitet 2021, 2022 dhe 2023 ka hyrë në një spirale rritëse. Inflacioni i produkteve ushqimore në vitin 2021 ishte 5.3%, në vitin 2022 18.3% dhe në vitin 2023 është gati 30%.
Brenda grupit të artikujve ushqimor në vitin 2023, çmimet e disa produkteve kanë arritur në nivele më të larta se mesatarja. Buka dhe artikujt e drithrave u rritën 24.4%, mishi 21.1%, qumështi 36.3%, vaji 26.8%, frutat 31%, sheqeri 22.8% dhe perimet 43.1%.
Më këto nivele të larta të çmimeve, një pensionist në qytet i cili shpenzon mesatarisht 59% të gjithë pensionit të tij mujor vetëm për ushqim ose 364 lekë në ditë, pra me këto lekë mund të blejë:
– 1 kafe me çmim deri 65 lekë
– 1 gotë qumësht me çmim 43 lekë
– 1 gotë kos me çmim 45 lekë
– 100 gramë djath me çmim 80 lekë
– 400 gramë bukë me çmim 35 lekë
– 1 gjellë në dreke pa mish me çmim 100 lekë
Ndërsa një pensionist në zonat rurale i cili shpenzon mesatarisht 59% të pensionit për ushqim ose 6631 lekë në muaj ose 217 lekë në ditë, me të cilat mund të blejë:
– 1 kafe me çmim 60 lekë
– 400 gramë bukë me çmim 40 lekë
– 1 gjellë në drekë pa mish me çmim 100 lekë
Është pikërisht Qeveria dhe vetëm ajo përgjegjëse per këtë situatë kaq të rëndë dhe dramatike në të cilën ndodhet shtresa e pensionistëve, pa folur këtu për çështjen e barnave se ajo është një histori dhe një dramë tjetër. Dhe është pikërisht ajo që duhet të heqë dorë nga politikat përjashtuese, nga politikat të cilat rritjen ekonomike e përdorin vetëm në interesin e oligarkëve dhe të klientëve të lidhur me qeverinë. Dhe duhet të mbrojë këtë shtresë kaq të rëndësishme të shoqërisë sonë si shtresa më në nevojë nga rritja e lartë e çmimeve, nëpërmjet indeksimeve të shpeshta, në nivelin e inflacionit të produkteve me peshën më të madhe të shpenzimeve mujore të pensionistëve.
Për këtë është e domosdoshme dhe ne vlerësojmë se duhet bërë indeksimi i vazhdueshëm i pensioneve për shkak të rritjes së çmimeve. Rritja me përparësi e pensioneve të ulëta kraharuar me ato të larta. Kryerja e reformës së pensioneve për të realizuar shtyllën e dytë të pensioneve me qëllim të rritjes së masës së pensioneve.
Ulja e informalitetit, duke rritur numrin e kontribuesve që do të mundësonte rritjen e fondeve për të financuar rritjen e pensioneve. E padyshim, rritja e punësimit afatgjatë tek të rinjtë që do të kontribuojnë gjithashtu në rritjen e kontributeve dhe do të përmirësojë skemën e mbulimit të pensioneve. Dhe natyrisht që ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është shumë i rëndësishëm edhe për të përmirësuar të gjithë skemën e pensioneve.