Kandidatët për deputetë të PS-së në qarkun Durrës takim me banorët në Vadardhë

498
Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun Durrës, z. Roland Xhelilaj dhe znj. Klodiana Spahiu zhvilluan një takim me banorë të fshatit Vadardhë.Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kandidati Xhelilaj u ndal tek reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë mandatit të parë teksa kërkoi votën e banorëve për një mandat të dytë qeverisës. Z. Xheliaj theksoi se në katër vitet e ardhshme do të bëjmë akoma më shumë për të bërë Shqipërinë që duam, për të ndërtuar shtet, për të pasur më shumë punë dhe mirëqenie.“Partia Socialiste është alternativa që garanton suksesin e domosdoshëm të asaj që të gjithë ne duam. Përpjekjet e deritanishme janë bërë të bëjmë më të mirën, më të mundshmen për të përmirësuar ato element që ndikojnë pozitivisht për ne. Për katër vitet e ardhshme duam të bëjmë akoma më shumë për të bërë Shqipërinë që duam, për të ndërtuar shtet, për të pasur punë, për të pasur mirëqenie”, u shpreh z. Xhelilaj.Nga ana e saj, kandidatja Spahiu theksoi se 25 Qershori do të jetë dita e një vendimi historik që shqiptarët do të marrin jo vetëm për këto zgjedhje. “25 Qershori do të jetë dita e vendimit historik që ju do të merrni jo vetëm për këto zgjedhje por do të merrni për shumë vite të ardhshme”, deklaroi znj. Spahiu.
Sigal