Qytetarët vijojnë ti bashkohen LSI, Elona Guri: 25 prilli dita e drejtësisë kundër “rilindjes”

62
Sigal

Elona Guri, drejtuese politike e LSI Durrës shprehet se 25 prilli është dita e drejtësisë kundër “rilindjes” që i varfëroi. Ajo prezantoi zonjën Lidia, e cila i bashkohet  fitores.

“Lida, kjo zonjë e nderuar i bashkohet FITORES SË MADHE të 25 prillit sepse është dita e DREJTËSISË për të gjithë pensionistët, të rinjtë, familjarët, njerëzit e thjeshtë të cilët “Rilindja” i varfëroi, i zhvati dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira.

Një milionë e gjysmë shuplaka do jetë zemërimi i një populli ndaj “Rilindjes” autores së shkatërrimit të Durrësit e mbarë vendit.

Të gjithë së bashku, shtëpi më shtëpi, e derë më derë, në emër të gjyshërve, prindërve dhe të rinjve tanë “, shkruan Guri.