FOTOT/ Qeverisë nuk ia ndjen për Komitetin, vijon të përhapë frikshëm pandeminë, zv. ministri i Mbrojtjes fushatë jashtë çdo norme

287
Sigal

Në një kohë që vendi po përballet me një numër në rritje jo vetëm të infektimeve, por edhe të vdekjeve, ku për Qeverinë situata është nën kontroll, për llogari të votave që i mungojnë në 25 prill, socialistët heqin maskat në takimet e tyre elektorale.

I rikthyer në PS pas disa vitesh eksperimentimi me PSV ’91-in, Petro Koçi për t’i bërë qejfin Edi Ramës që e rimori dhe e bëri edhe zv. ministër të Mbrojtjes zhvillon takime elektorale jashtë çdo norme të lejuar dhe të sugjeruar nga Komiteti i Ekspertëve për pandeminë e koronavirusit, duke rrezikuar të shkaktojë një tërmet pandemik në Cakran të Fierit, pasi në takimet e tij elektorale mblidhen me dhjetëra persona në një ambient të mbyllur, dhe ku nuk respektohet asnjë masa sigurie për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për më shumë shihni pamjet që Petro Koçi vetë ka publikuar pak minuta më parë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “faecbook”, ku dhjetëra persona të mbledhur pranë njëri-tjetrit duke dëgjuar zyrtarin e PS-së që flet për projektet 3 D të Ramës.