Laçi fiton me penallti në fund, Teuta i “pret” krahët Vllaznisë dhe rihap kampionatin

189
Sigal

Kategoria Superiore bëhet gjithnjë e më e bukur. Tashmë gara për titullin kampion është më e hapur se kurrë. Skuadra e Vllaznisë ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Teutës 1-0, dhe të tretën në 5 javët e fundit.

Një ecuri shumë negative për ekipin e Brdaric që tashmë e sheh veten në vendin e parë me 41 pikë, vetëm një më shumë se Teuta dhe Laçi. Golin e vetëm e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 25-të me një goditje spektakolare në hyrje të zonës.

Laçi mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Kukësit, duke u konfirmuar si pretendente për titullin kampion. Skuadra e Duros kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me Mustën, por Kukësi reagoi në fillimin e pjesës ë dytë me Eze. Në minutën e 74-t, Xhixha fitoi një penallti që do të kthehej në-gol nga Regi Lushkja.