Meta në Berlin, takim me ish-kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schröder

312
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) në Berlin.
Gjatë këtij aktiviteti z. Meta është takuar me ish-Kancelarin e Gjermanisë gjatë viteve 1998-2005, z. Gerhard Schröder, i cili ka përshëndetur Kongresin, si edhe me përfaqësues të lartë të SPD-së.
Kongresin e SPD-së e përshëndetën edhe Zv.Kancelari dhe Kryetari i SPD-s, z. Sigmar Gabriel, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier dhe Presidenti i Parlamentit Europian, z. Martin Schulz.