Bruksel, Eurostat: Numri i azilkërkuesve në Evropë është dyfishuar gjatë verës

411
Dy herë më shumë azilkërkues të regjistruar në Evropë gjatë verës në raport me pranverën e kaluar, me më shumë se 410 000 persona të regjistruar që vijnë kryesisht nga Siria dhe Iraku, sipas të dhënave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave Eurostat. Nga muaji korrik në muajin shtator, 413 815 imigrantë kanë paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ata ishin 213 200 në muajt prill-qershor.

“Gjermania dhe Hungaria mbajnë vendin e parë. Më shumë se gjysma e kërkesave të paraqitura për këtë periudhë janë bërë në këto dy vende (respektivisht 108 305 kërkesa dhe 108 085), rreth 26 për qind të azilkërkuesve në Evropë për secilin nga dy vendet”, sipas Eurostat-it. Pasojnë Suedia që ka regjistruar 10 për qind të kërkesave (42 500), Italia (shtatë për qind, 28 400) dhe Austria (shtatë për qind, 27 600). Në Francë, 17 640 azilkërkues janë regjistruar këtë verë, rreth 4,3 për qind të numrit total të azilkërkuesve në Evropë.
Sigal