Garda merr në mbrojtje njerëzit e vetingut

480
Qeveria vendosi dje që Garda e Republikës të garantojë ruajtjen dhe sigurinë e anëtarëve të komisionit të vetingut. Sipas vendimit, Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit. Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; komisionerët publikë; vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Garda e Republikës detyrohet të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Marrja në mbrojtje e njerëzve të vetingut është një tjetër masë për të garantuar aktivitetin e tyre, ndërsa pak javë më parë Kuvendi dhe qeveria miratuan edhe strukturën e veçantë të pagave. Gjithashtu për njerëzit e vetingut janë dhënë edhe ambjente të posaçme pune pranë qendrës së Tiranës.
Sigal