Basha: Protesta nëse nuk dorëhiqet Meta-Tahiri

454
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke kërkuar largimin e hetimin e Ilir Metës dhe Saimir Tahirit, por edhe votimin e ligjit të dekriminalizimit, paralajmëroi nisjen e protestave nëse nuk jepet një zgjidhje institucionale.
Nga nesër komisioni i dekriminalizimit do të nisë shqyrtimin e pr/ligjit. Kërkojmë hetimin e Metës. Kërkojmë largimin e hetimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit si kumbari i trafikut të drogës, votimin e dekriminalizimin.Dëshirojmë zgjidhje institucionale. Por nuk do të presim më. Do të vendosim e veprojmë me qytetarët.”-tha Kreu i PD, Lulzim Basha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha
Policia e Laçit akuzohet për futjen në kurth të familjes Cali. Kreu i Kuvendit akuzohet nga avokatët e shtetit për marrjen e qindra milionë ryshfete për energjinë. Rryshfeti është paraqitur si argument në arbitrazh nga avokatët e shtetit. Tahiri akuzohet si kumbar i narkotrafikantëve. Fakt të pakundërshtueshme kanë dalë dhe vijojnë të dalin. Avionët e drogës bien njëri-pas tjetrit në duart e policisë italiane. Ekonomia shqiptare po vijon të biej çdo ditë. 40 mln dollarë mungojnë vetëm për muajin gusht 200 mln dollarë mungojnë në këto 8 muaj. Rama e Meta kaluan hajdutce shkurtimin e shpenzimeve. Hoqën fonde nga bujqësia, ujësjellësi dhe arsimi. Paratë që duhet të shkonin për qytetarët kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve të korruptuar.
Nga njëra ana shpallet me kërbaç aksion kundër informaliteti, nga ana tjetër janë 90 mln dollarë më pak të ardhura nga sa është planifikuar. Kjo nxjerr zbuluar këtë aksion. Ky akt normativ vetedenoincim i korrupsionit dhe paftësisë. 85-vjeçari i dha fund jetës se nuk kishte para të largonte errësirën nga banesa e tij. Ditë të zeza për vendin. Shqiptarët të goditur në moral e shpresë. NJam i sigurtë se në familjet e tyre shqiptarët janë fyer deri në palcë. Të ardhurat bien. Shqiptarëve po u del shpirti. Arroganca u shndrit në sy. Ky është abuzimi më i madh. Pushtet për të abuzua. Qytetarët u dhanë kohë 2 vite, nuk do u japi më. Nuk ka popull që i jep kohë qeverisë që të vjedhë.
Ramës i është kërkuar prej kohësh të largojë personat e inkriminuar. Rama ka sfiduar thirrjet e SHBA-BE. Rama e ka bërë zakon që ët lajë duart duke dalë edhe thënë se përshëndesim hetimin nga Prokuroria dhe e nxisin atë.Por kjo nuk e lan nga përgjegjësia për emërimin e kriminelëve në poste kyçe. Rama përgjegjësi që çoi në konfliktin. Kemi bërë të qartë që në fillim. Rama nuk i zgjodhi si socialistë kandidatët me rekorde kriminale, ata nuk janë socialistë. I zgjodhi si kriminelë, i mori për t’u dhënë detyra kriminale. Vijon të drekojë me ta sa në Kavajë e në Lezhë duke u tallur e hedhur pohtë me partnerët ndërkombëtar.
Kemi kërkuar votimin e menjëhershëm rë ligjit të dekriminalizimit, por Meta e Rama e hoqën nga kalendari i propozuar nga PD. Thirrje deputetëve e kryebashkiakëve të inkriminuar që të japin dorëheqje. Askush nuk mund t’i shpëtojë dekriminalizimit. Rama është arkitekt i kriminalizimit.
Nga nesër komisioni i dekriminalizimit do të nisë shqyrtimin e pr/ligjit. Kërkojmë hetimin e Metës. Kërkojmë largimin e hetimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit si kumbari i trafikut të drogës, votimin e dekriminalizimin.Dëshirojmë zgjidhje institucionale. Por nuk do të presim më. Do të vendosim e veprojmë me qytetarët
Sigal