Masakra e inceneratorëve/ Ahmetaj i pandehur edhe për plehrat e Elbasanit, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie. Zv/ kryeministri, Mërtiri dhe Zoto rrezikojnë deri në 10 vite burg

18
Sigal

“Inceneratorët”, Ahmetaj i pandehur edhe për Elbasanin, SPAK: Pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie

Ahmetaj ka përfituar dhurata dhe udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve Zoto dhe Mërtiri. Në këto hetime SPAK ka ngritur 3 akuza dhe e shpalli në kërkim ndërkombëtar

Prokuroria e Posaçme ka marrë sërish të pandehur ish-numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj, këtë herë për inceneratorin e Elbasanit. SPAK ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Ahmetajt dhe dy pronarëve të inceneratorëve Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit lidhur me fraksionin e dosjes së djegësit të Elbasanit. Ish zvkryeministri është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. E pandehur gjithashtu është marrë dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka. Nuk dihen ende akuzat e ngritura ndaj saj, por në hetim janë marrë faturat e majme të pajustifikuara si dhe vila në Palasë. Bazuar në hetimet e zhvilluara prej kohësh, është zbuluar se Ahmetaj ka përfituar dhurata dhe udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve Zoto dhe Mërtiri. Pikërisht nga këto hetime SPAK ka ngritur 3 akuza dhe e shpalli në kërkim ndërkombëtar atë. Sa i takon procedimit të parë për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë korruptive, në mesin e tyre dhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, Gjykata e Posaçme ka përfunduar gjykimin ku ka dhënë dënimet përkatëse. Në tetor të vitit të kaluar SPAK mori të pandehur Ahmetaj për dosjen ‘Buka’. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore të fabrikës së bukës. SPAK argumentoi se Ahmetaj ka shpërdoruar detyrën duke shkelur të drejtën e pronarëve të tokës. “Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. Gjatë hetimeve pas kallëzimeve, që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar. Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.” – thuhet në njoftimin e SPAK

Gazetari: Arben Ahmetaj i përfshirë në 6 ngjarje, rrezikon 10 vite burg

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit. Sipas gazetarit Arsen Rusta tha se mbi ish-zëvendëskryeministrin rëndojnë 3 akuza. “Për Ahmetaj është dosja 277/1, për të cilën SPAK, përkatësisht prokurorja Millonai dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë një hetim intensiv ku ka mundur së paku në 6 raste të vërtetojë aktivitetin  korruptiv kur Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke i paguar faturat dhe duke i dhënë të mira materiale  ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, apo zgjedhjeve vendore, Ahmetaj ka qenë dhe deputet. Ahmetaj i është shmangur drejtësisë, është në arrati, por nëpërmjet avokatëve, të cilëve ai i ka lënë dhe ata janë paraqitur në SPAK. Hetimet kanë përfunduar edhe për shkak të afatit hetimor, maksimumi është data 22 marsi për veprat penale të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, por në këtë pikë dhe të korrupsionit meqenëse janë të bashkëlidhur. 3 janë akuzat: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurish” më tej ai shtoi “Me këto vepra penale, pa 10 vite burg, nuk del, gjithmonë nëse do gjendet fajtor. Letrat thonë aq ai ka firmosur.” – tha të enjten nga studio e MCN gazetari Arsen Rusta.