Dita e Sulltan Nevruzit, Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë besimtarët

15
Sigal

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot një festë të rëndësishme siç është Sulltan Nevruzi.

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama me anë të postimeve kanë uruar besimtarët.

Kreu i shtetit njofton se do të festojë sot me besimtarët bektashinj përmetarë, ku do të vizitojë Teqen e Baba Aliut.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të festojë sot me besimtarët  bektashnj përmetarë.

Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00”   thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë  kryeministri Rama  ka uruar duke ndarë me ndjekësit pamje nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.

dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit ”, shkruan Rama.