Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni Alushani: Libri me vlera artistike “Shkruaj me zemër”

18
Sigal

Parathënie

 Mimoza Alushani (Gjoni) vjen para lexuesit me botimin e librit të dytë me titull; “Shkruaj me zemër”, një vepër letrare me vargje të lira. Poete Mimoza në këtë vepër letrare me penën e saj skalit portrete dhe karaktere të shokëve, miqve dhe dashamirësve të saj, bazuar në mbresat dhe kujtimet që ka kaluar me ta.

Libri hapet me poezinë kushtuar nipit të saj, Dajenit. Poetja, gjyshe tashmë, shpreh në vargje mirësinë që i fali zoti, djalit dhe nuses dhe morën emrin e bukur prind dhe vet poetja bëhet për herë të dytë gjysh.; Erdhi mbrekullia, për Denaldin dhe Elonën, babi dhe mami, emër të bukur morën. Zot faleminderit, vet i bekove, gëzoi gjithë jetën, të gjithë na gëzove. Dajen mirë se erdhe, princi jonë i vogël, paç këmbën e mbarë, sillni dhe një motër. Dajen rreze djelli, jetës i dhe shpresë, gjithmonë jetë të lumtur, suksese dhe progres. Do t’i dhurojmë botës, dashuri pa fund, rritu bir i nënës, të më bëhesh burrë.

Autorja pasi i uron mirëeardhjen nipit të saj i lutet zotit që më pas t’i sjell Dajenit një motër. Ajo shkruan me dashuri për njerëzit e saj të dashur, fëmijët që i cilëson lule drite, nipërit, të afërmit e saj dhe poetët e shquar, që autorja i ka shumë për zemër, Xhevahir Spahiu dhe Arben Duka. Poezinë kushtuar poetit Xhevahir Spahiu e titullon; Krenaria Xhevahir Spahiu.

Të isha poete, një poete e vërtetë, vargje të thurja për Xhevahirin, si e meriton vërtet. Nga e para do e nisja, vargje radh të shkruaj, dashurinë për vendlindjen, asnjëherë se ka harruar. Ju këndon burimeve në korije, vajzave lule behari, bilbilave që ja marin vënçe, e për baba Tomorrin. Të isha piktore, bukur Xhevon do pikturoja, burr të madh do e bëja, me malet do e krahasoja. Kopozitore po të isha, do thurja plot melodi, fyellit me buzë t’i bija, të nxirrte emrin e tij. Yjet e qiellin t’i kapja, në tokë t’i qëndroja, Xhevahirin e Skraparit, me yje do e mbuloja. Vargjet s’kanë nevoj për koment! Po ndalem pak te poezia me titull; Shkruaj me zemër të cilën autorja e ka zgjedhur dhe si titull në kopertinën e librit të saj të dytë.

Shkruaj me zemër s’bëhem pishman, për ata që njoh me zemër të bardhë, shkruaj si ndiej pa bujë e rrëmuj, të lëndoi njeri s’do të guxoja kurrë. Shkruaj për të rinjtë zemra më qan, për moshatarët dhe të parët tanë, për moshën e tretë burra e gra, janë rrënjët tona, jemi gjithmonë bashkë. Lavdi ju them dëshmorëve që jetën Dhanë. Mallkojë intrigantët rehat s’na lënë, s’pajtohem kurrë me hajdut e gënjeshtar, të zezën blozë e shesin për të bardhë. S’kam zili: zemra më gëzon, kur krenare na bëjnë djemtë e vajzat sot! Shumë krenare për origjinën që kam, flamuri kuq e zi të valojë krenar. Vlerat e trashëguar figurat e kombit, mos bëhen papare i vjen keq dhe zotit, të mirën dhe të keqen duhet t’i ndajmë, të ecim përpara plagët t’i shërojmë. Jemi fare pak të falim dashuri, të jetojmë të lumtur në paqe e harmoni. Fjalët magjike mos i lodhim kurrë, po s’na bënë mirë keq s’na bëjnë kurrë.

Nëpërmjet kësaj poezie të Mimozës marrim shumë mesazhe me vlerë, ku autorja na lë të kuptojmë se: – unë hedh në letër ato që ndjej dhe shpreh ndjenjat e mija ashtu si më vijnë, pa modifikime. Mesazhet e dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit janë fjalë magjike të autores, që shprehet në poezitë e saj pa dallim moshe dhe gjinie dhe ndihet krenare për origjinën e saj në poezitë kushtuar qytetit të lindjes, Çorovodës.

Në veprën letrare “Shkruaj me zemër”, interes të veçantë zenë poezitë kushtuar njerëzve të dashur të familjes, gjyshes, prindërve, kushërinjve dhe gjithë fisit të Alushanëve. Me interes janë poezitë drejtuar shokve dhe shoqeve me të cilët është rritur dhe ka kaluar vite të bukura të rinisë që kanë lënë mbresa dhe kujtime dhe autorja i skalit në vargje duke ua sjellë në kujtesë shoqeve dhe shokëve të saj.

Qëllimi i këtij shkrimi është të parashtroj përmbajtjen e tij, shumllojshmërinë e tematikave që autorja sjell në këtë botim të dytë, ku shprehen ndjenjat dhe emocionet që përcjellin te lexuesi mesazhe mirëkuptimi dhe tolerance. Është lexuesi ai që vlerëson përmbajtjen e gjerë dhe ngjyrimet artistike në këtë mozaik krijimesh të autores, që në publikimet e saj në faqet e facebookut ka shumë ndjekës që pëlqejnë stilin e saj të të shkruarit të poezive.

Mesazhet e poezive janë sa reale, aq dhe mistike. Tematika e poezisë së autores është jeta e përditshme. Mimoza në poezitë e saj përjeton jo vetën gëzimin dhe kënaqësinë, që shkakton dashuria, por edhe dhimbjen e saj. Frymëzimi i saj janë ngjarjet e jetës së përditshme sikundër ndodh dhe me takimin me motrën e shkrimtarit Visar Zhiti.

Visar Zhiti; Shumë kisha dëgjuar për Visar Zhitin, burrë fisnik e mëndjendritur, rastesisht ulur në një park, me Arbëreshën folëm bashkë. Dolëm patriot, Shumë u gëzuam, kujtuam kohën e shkuar, jam motra e Visarit, tha krenare, aq desha unë e hyra në valle. E njoh Visarin, e di për të, dija fare pak, pothuaj asgjë, Vasari afrohet ngadal, ne u ngritëm në këmbë.Mal hijerëndë. Na përshëndeti plot mirësi, Tha;- mirë u pafshim burri sederli, ndjeva dëshirë t’i thosha dy fjalë, s’pata kurajo e vargje po shkruaj. Vasari tha Arberorja rri në Amerikë, këtu dhimbjet i shtohen përditë, djalë, yll i bukur në qiell ndriçon, zemra e Visarit dot se duron. Udhë e mbarë i thashë me avash, zoti të dhëntë forcë të qëndrosh në këmbë, krenari do mbetesh sot e për gjithmonë, Mali i Tomorit bijtë nuk i harron.

Nuk po zgjatem më shumë dhe nuk dua të shuaj kureshtjen e lexuesit. Besoj se gjithkush që do marri në dorë këtë vepër të Mimozës do gjejë pjesë nga jeta e vet. I uroj suksese autores së librit.

 

Mimoza Gjoni

Mirë se erdhe Dajen

 

Erdhi mrekullia,

për Denaldin dhe Elonën,

babi dhe mami,

emër të bukur morën.

 

Zot faleminderit,

vet i bekove,

gëzoi gjithë jetën,

të gjithë na gëzove.

 

Dajen mirë se erdhe,

princi jonë i vogël,

paç këmbën e mbarë,

sillni dhe një motër.

 

Dajen rreze djelli,

jetës i dhe shpresë,

gjithmonë jetë të lumtur,

suksese dhe progres.

 

  1. Shkruaj me zemër

 

Shkruaj me zemër s’bëhem pishman,

për ata që njoh me zemër të bardhë!

Shkruaj si ndiej pa bujë e rrëmujë,

të lëndoi njeri s’do të guxoja kurrë.

 

Shkruaj për të rinjtë zemra më qan,

për moshatarët dhe të parët tanë,

për moshën e tretë burra e gra,

janë rrënjët tona, jemi gjithmon bashkë.

 

Lavdi ju them dëshmorve që jetën dhanë,

mallkoj intrigantët rehat s’na lënë…

S’pajtohem kurrë me hajdut e gënjeshtar,

të zezën blozë e shesin për të bardhë.

 

S’kam zili zemra më gëzon,

kur krenare na bëjnë djemtë e vajzat sot.

Shumë krenare për origjinën që kam,

flamuri kuq e zi të valoi krenar.