Marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët, Berisha: Jam kundër protestave! Ja arsyet pse nuk e mbështes paktin e Ramës dhe Melonin

38
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka deklaruar se nuk mund të protestohet kundër marrëveshjes për refugjatët midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Georgia Meloni.

Berisha u shpreh se nuk mund ta ngrejë vendin në një valë antirefugjatë, ksenofobie, ndërsa shtoi më tej se ai është kundër marrëveshjes për shkak se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Konventën e të drejtave të njeriut.

Sali Berisha: Nuk mund te pranojmë të ngrejë vendin tim në një valë antiemigrant, ksenofobie, në një kohë kur në traditën tonë kemi pasur apo jo kemi qenë mirëpritës. Unë i përkas një force politike të djathtë dhe nuk mund të pranoj të ngrihemi në protesta. Nuk jam dakord, se në mënyrë absolute akti është në kundërshtim më kushtetutën dhe me liritë dhe të drejtat njerëzore.

Pas deklaratës sime më ka marrë në telefon zv.kryeministri i Italisë, dhe më thotë Sali e pamë deklaratën dhe ja shpjegova, që jemi kundër për këto arsye. Nuk mund të ketë protesta që të nxisë ksenofobinë. Gjykoj se Italia i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Sot në shkollat italiane mund të ketë mbi 30 mijë shqiptarë.

Sot në Itali ka mbi 20 mijë biznesmen shqiptarë që dhe investojnë në Shqipëri. Në konceptin tim nuk protestohet kundër vendeve të tjera. Një vend që ka përjetuar diktaturë nuk është normale të protestojë.