Kandidati i LSI-së në Berat, Lefter Maliqi ka zhvilluar takime gjatë mbrëmjes me simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike.
“Ikën Rilindja, vjen Qeveria e shqiptarëve. Kjo nuk është deklaratë politike, por konkluzion dhe bindje që marr nga takimet e panumërta çdo ditë.”,- është shprehur Maliqi në një postim të tijin në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë:
Pranvera eshte stina e nderrimeve, pas Gjakut dhe Ores, radhen e ka Qeveria te nderrohet me 25 Prill. Iken Rilindja, vjen Qeveria e shqiptareve. Kjo nuk eshte deklarate politike, por konkluzion dhe bindje qe marr nga takimet e panumerta çdo dite.
Zjarri i besimit dhe shpreses do ndizet me 25 Prill dhe do te ngrohe te gjithe Shqiperine.
I bindur ne fitoren e Opozites se Bashkuar qe nis nga Berati me 3 mandatet e LSI-se.


















