Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin

39
Sigal

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar vrasjen e Santiago Malkos.

Ilir Selmani kishte ankimuar vendimin e datës 3 maj të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënua me 28 vite burg, por Apeli e rrëzoi.

Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, Elvis Gacaj, i akuzuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e ish-policit.

Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), sot më datë 16.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 06.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.S. dhe E.G., kundër vendimit nr. 28, datë 03.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1.Lenien ne fuqi te Vendimit nr. 28, date 03.05.2023 te Gykatës së Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar per sa i perket disponimeve që lidhen me te pandehurin Z. I.S.

2.Prishjen e Vendimit nr. 28, date 03.05.2023 te Gjykates se Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar per sa i perket disponimeve që lidhen me te pandehurin Z. E.G. dhe dergimin e akteve lidhur me kete pjese te çështjes penale per shqyrtim prane Gjykates se Shkalles Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë.

3.Shpenzimet giyqësore per gykimin ne apel i ngarkohen te pandehurit Z. I.S.

4.Kunder disponimit te pikes se pare te ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykatën e Larte brenda 45 diteve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit te vendimit te arsyetuar.

5.Kunder disponimit te pikes se dyte te ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gykaten e Larte brenda 20 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit te vendimit te arsyetuar.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kishte kerkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit. Një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.

Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë.

Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.

Santiago Malko dikur ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe më pas është përjashtuar.