Manjani takon noterët: Kuadër ligjor për parandaluesit e pastrimit të parave

405
Në vijim të takimeve me institucionet në varësi të ministrisë së Drejtësisë, ministri Ylli Manjani ka zhvilluar një takim kësaj here me noterët. Ministri njoftoi se qeveria ka në plan hartimin e kuadrit ligjor të përshtatshëm për aktivizimin e shërbimit te noterisë edhe në çështjen e pastrimit të parave.
Pasi është treguar mjaft i ashpër gjatë takimeve me punonjësit e hipotekave dhe të burgjeve, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kishte nje percaktim pozitiv për noterët. Manjani i ka cilësuar përfaqësuesit më të mirë të sistemit të drejtësisë gjatë nje takimi me ta.
Gjatë takimit me noterët, ministri Manjani ka paralajmëruar ngritjen e një baze ligjore për të luftuar pastrimin e parave përmes noterëve.
Duke iu referuar numrit të madh të shqipatrëve që jetojnë në Itali, ministri i Drejtësisë u shpreh se sistemi noterial shqiptar ka nevojë për një binjakëzim për thjeshtim procedurash me atë Italian.
Sigal