Mbyll punimet asambleja e SEPCA-s, Çako: Krimi nuk ka ngjyrë

467
– Asambleja e SEPCA-s ka mbyllur sot punimet, të cilat për dy ditë me radhë u mbajtën në Tiranë. Punimet e Asamblesë janë drejtuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, kjo pasi Policia e Shtetit kishte Presidencën e radhës së SEPCA-s, që prej muajit Nëntor të vitit 2014.
Të pranishëm në këtë takim ishin drejtues të policive të vendeve anëtare të SEPCA-s, si dhe koordinatorët nga çdo vend anëtar. Po ashtu morën pjesë përfaqësues të Interpol, Europol, Programit ICITAP, Misionit PAMECA IV, Prezencës së OSBE-së, dhe oficerët ndërlidhës policor në vendin tonë. Në takim mori pjesë dhe një delegacion nga Policia Austriake, i kryesuar nga Gerhard Lang, Drejtues i Departamentit 1, BK Austria. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i SELEC dhe Drejtori i Programeve Policore pranë DCAF Gjenevë.
Gjatë dy ditëve të punimeve të kësaj Asambleje, fokusi i diskutimeve u përqëndrua në:
•Masat e ndërmarra në kuadrin e luftës kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar, me qëllim koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër këtij fenomeni.
•Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit me EUROPOL-in.
•Statusi i Rumanisë në SEPCA dhe anëtarësimi i saj në kuadrin e Presidencës së vendit tonë të SEPCA-s e cila u miratua .
•Statusi dhe përfshirja në të ardhmen e Kosovës dhe Moldavisë në SEPCA me statusin e Vëzhguesit, ku pas dakortësisë së të gjitha palëve , u miratua pjesëmarrja e tyre.
•Përfshirja e SEPCA-s në procesin e planifikimit në kuadrin e EMPACT.
•Rritja e bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e sigurisë publike.
Punimet e Asamblesë për ditën e parë kanë përfunduar në orën 18.00, ku Rumania u bë anëtare e SEPCA-S
Gjatë paradites së ditës së dytë të punimeve, Asambleja e Përgjithshme e SEPCA-s, miratoni unanimisht që Kosova dhe Moldavia të pranohen me statusin e vëzhguesit në SEPCA-s. Më pas Presidenti i SEPCA-s Haki Çako paraqiti konkluzionet e diskutimeve gjatë dy ditëve ku dhe u miratuan Objektivat Strategjik të SEPCA-s për vitin 2016, dhe Implementimi i Sistemit për Menaxhimin e Informacionit.
Në përfundim të ditës së dytë të Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s, në përmbushje të dokumenteve themeltare të Shoqatës, Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Udhëzimet e SEPCA-s, u zhvillua edhe ceremonia e kalimit të presidencës së radhës së SEPCA-S, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bullgare, Hristo Terziyski.
Të gjithë të pranishmit kanë falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar Haki ÇAKO, për mikpritjen dhe organizimin e Asamblesë, për rolin e tij shumë aktiv gjatë vitit të Presidencës, për argumentat e sakta dhe të drejta për zgjerimin e kësaj shoqate , kjo nisur edhe nga domosdoshmëria e bashkëpunimit policor rajonal, duke lënë mënjanë qëndrimet politike , pasi vet krimi s’ka ngjyrë politike dhe për këtë lind si domosdoshmëri bashkëpunimi policor rajonal e ndër/rajonal. Në frymën e argumentave të Çako, Asambleja ka miratuar unanimisht pranimin e Kosovës me statusin e vëzhguesit në SEPCA-s. Si dhe të gjithë të pranishmit kanë shprehur dëshirën për të vizituar disa pika turistike të vendit tonë ku gjatë orëve të mbasdites do zhvillohen vizita në Krujë dhe në Durrës.
Sigal