Luljeta Bozo hap seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë

182
Sigal

Nis punën legjislatura e 10 e Kuvendit të Shqipërisë. Seancën hapëse e kryesoi inxhinjerja Luljeta Bozo, e cila ka mbi supe 78 vite 11 muaj e 8 ditë jetë, ndonëse shkel për herë të parë pragun e parlamentit.

“Ne jemi këtu, të ardhur nga një proces demokratik . Të gjithë të punojmë për të mirën e vendit tonë”, tha Bozo. Numërimi i votave të 25 prillit prodhoi në sallën e Kuvendit 2 grupe parlamentare.

Socialistët për herë të dytë do të mund të jenë shumicë me 74 vota në parlament kësisoj edhe si grupi më i madh parlamentar.