Bizneset nën sekuestro/ Tatimet mbajnë “peng” pasuritë e mbi 32 mijë bizneseve për shkak të borxheve. Në 2 vite mbyllen 16 mijë biznese

251
Sigal

Tatimet mbajnë “peng” pasuritë e mbi 32 mijë bizneseve

Në 2 vite dalin në status pasiv mbi 16 mijë biznese

Bizneset ishin në kushtet e mbijetesës para Covid, teksa sfida e pandemisë çoi në mbyllje të aktivitetit për shkak të rënies së xhiros nga COVID-19, taksave të larta vendore, gjobat, anulim kontratash dhe monopolet. Shumë subjekte, të cilat pranuan se kishin përfituar ndihmën me Paketat Financiare 1 dhe 2, thanë se ndihma e shtetit ishte e pamjaftueshme për të mbijetuar.

Mbi 7 mijë biznese kanë ulur zyrtarisht qepenët në 9 muajt e parë të këtij, ku një ndikim kryesor ka pasur pandemia e COVID-19.Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të përditësuara më 7 Shtator, rezultojnë 7097 biznese të cilat janë transferuar në Regjistrin Pasiv.  Duket se edhe ky vit po pason 2020-ën në këtë drejtim, ku  në total 9584 subjekte u transferuan nga administrate tatimore nga Regjistri Aktiv në Regjistrin Pasiv.

Kjo dalje pasive përbën një alarm pasi  duhet kujdes për bërjën e kontratave dhe nxjerrjen e faturave, të cilat i bie të jenë të pavlefshme, duke krijuar probleme me subjektet.

Në 9 muajt e parë të vitit, rreth 300 biznese i janë shtuar listës së “borxhlinjve” ndaj administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që rrjedhimisht asetet e tyre të bllokohen. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri më 9 Shtator janë konkretisht 32 102 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Ndërsa fund i vitit 2020, u mbyll me rreth 31.800 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore  është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.  Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më parë. Shifra në rritje muaj pas muaj, është papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve. Por duket së këtëvit, kjo rritje është ndikuar edhe nga situata e vështirë ekonomike me të cilat janë përballur bizneset për shkak të pandemisë Covid 19.

Borxhi tatimor

Dhjetor 2020  31 800 biznese

Shtator 2021  32 102 biznese