Lufta kundër korrupsionit, Mehmetaj ironizon Ramën: Rroftë Lideri ynë global

527
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas raportit të organizantës joqeveritare “Transparency International”, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar dhe mban vendin e tretë për përdorimin e kokainës.

“…Ndërkohë, Edi Rama çfarë nuk nxjerr nga goja për Kryeministrin e Kosovës. Mirë e bën, me të dhënat më sipër tregon se i ka realizuar objektivat kombëtar, tani është koha ti jap eksperiencë Kosovës e gjithë rajonit”,- shkruan Mehmetaj.

Postimi i Kejdi Mehmetaj:

Sipas Transparency International, Shqipëria renditet e 106 në perceptimin për korrupsionin, duke humbur 23 vende krahasuar me 2016, e 5 vende pas Kosovës.

Kombet e Bashkuara në publikimin “Our World in Data” e vendosim Shqipërinë në vendin e 3 për përdorimin e kokainës dhe në vendin e 15 për përdorimin e lëndëve narkotike në përgjithësi.

…Ndërkohë, Edi Rama çfarë nuk nxjerr nga goja për Kryeministrin e Kosovës. Mirë e bën, me të dhënat më sipër tregon se i ka realizuar objektivat kombëtar, tani është koha ti jap eksperiencë Kosovës e gjithë rajonit.

Rroftë Lideri ynë Global 🤢🤐🤯