Basha arrin paktin me Mediun dhe Dukën. Spahiu mbetet jashtë

438
Eshte arritur marreveshja mes Bashes dhe 5 aleateve te tij per zgjedhjet e 25 qershorit.
Keshtu, mesohet se Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka kane rene dakord me Bashen per perfaqesimin ne listat e PD-se.
I vetmi qe ka mbetur jashte eshte Kreshnik Spahiu
Dështon edhe takimi i dytë. Basha dhe Mediu s’bien dakord
Kreu i PR Fatmir Mediu ka zhvilluar takimin e dytë me kreun e PD-së, Lulzim Bashen per diten e sotme qe ka zgjatur vetem 10 minuta.
Takimi eshte zhvilluar ne Seline e PD-se pas deshtimit te takimit te pare. Mediu kerkon qe te kete me shume se nje emer ne listat e PD-se, gje qe heren e pare nuk eshte pranuar ndoshta nga Basha.
“Panorama” meson se as ne takimin e dyte nuk eshte gjetur nje marreveshje mes paleve.
Pas 30 minuta takim me Bashën, flet Mediu: Nuk ka marrëveshje
Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot nje takim ne seline blu me kreun e PD, Lulzim Basha, per rreth 30 minuta, pasi me heret, republikanët lajmeruan se kanë marrë vendim për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo pasi PR nuk ka arritur te arrije ne nje marreveshje me Bashen, per listat e kandidateve ne zgjedhje dhe PR u regjistrua në zgjedhje.
Kete e konfirmoi edhe vete Mediu per mediat pas takimit me Bashen ku tha se nuk ka marreveshje me PD.