Lubonja: Kushtetuesja ndryshon vetëm po i erdhi urdhër politik! Kush e urdhëron atëherë?

Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një çështjes tërësisht politike vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Lubonja tha se si Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të arrestuar, ndërsa Kushtetuesja mund të ndryshojë vetëm nëse i vjen ndonjë urdhër politik.

NOA

“Kush e urdhëron Kushtetuesen atëherë? Se nuk themi dot as që qëndrojnë amerikanët tani”, tha Lubonja. Sipas tij fakti se Berisha është i mbyllur në shtëpi dhe Meta në burg, tregon se Edi Rama nuk ka më frikën se mbajtja e tyre në “arrest” po i prishin imazhin, tha Lubonja për “Open”.