I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet një i ri në Vlorë

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për plagosje në fshatin Gjormë të Vlorës.

Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Vlorës, kapën shtetasin E. Hysaj, u arrestua pasi, më 25 shtator 2024, plagosi me thikë shtetasin K. Shehaj.

Sigal

Sipas informacioneve, autori u gjet brenda në banesën e tij.

Hysaj akuzohet për plagosje me dashje dhe është arrestuar nga Policia e Vlorës.