Ndahet nga jeta legjenda e muzikës jazz! Vdes i infektuar me koronavirus

257
Sigal

Legjenda e xhazit në New Orleans, arsimtar dhe babai i katër djemve muzikantë, Ellis Marsalis vdiq në moshën 85-vjeçare, pasi kishte rezultuar i infektuar me koronavirus. Shkaku i vdekjes ishin komplikimet e Covid-19.

“Ellis Marsalis ishte një legjendë. Ai ishte prototipi i asaj që duam të themi kur flasim për xhazin e Neë Orleans,”– tha kryetari i bashkisë së New Orleans LaToya Cantrell në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje. “Ai ishte një mësues, një baba dhe një ikonë, dhe fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar artin, gëzimin dhe çudinë që ai i tregoi botës.”

Katër nga gjashtë djemtë e Marsalis pasuan në hapat e tij muzikorë dhe krijuan karrierën e tyre të qëndrueshme në industri. Djali i tij Wynton është drejtues dhe drejtor artistik i Jazz-it në Lincoln Center, dhe fitues i çmimeve të shumta. Djali i tij Branford është një saksofonist që ka regjistruar albume me Sting, ndër të tjera.

Përveç karrierës së tij si pianist dhe kompozitor i xhazit, Ellis Marsalis ishte gjithashtu instruktori i parë i xhazit në Qendrën e New Orleans për Artet Krijuese.