LSI voton për ‘Shqipëria shtëpia juaj’

509
Sigal

Më datë 21 nëntor 2020 LSI fton të gjithë anëtarët të votojnë për të zgjedhur delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Për herë të parë në Shqipëri, anëtarësisë së LSI po i mundësohet të votojë jo vetëm duke u paraqitur fizikisht në qendrat e votimit në 61 bashki, por tashmë edhe përmes platformës online në adresën bashku.lsi.al

Mund të hysh online nga shtëpia nëpërmjet kompjuterit ose smartphone tënd.

1- Përmes kompjuterit hyni në adresën e mësipërme.

2- Në smartphone në aplikacionin LSI, i mundshëm vetëm për pajisjet android.

Nëse nuk keni kompjuter, tabletë apo smartphone dhe për arsye të ndryshme e keni të pamundur të jeni fizikisht në një qendër votimi në bashkinë tuaj, mos u shqetësoni!

Të rinjtë e LRI do të jenë pranë jush në çdo bashki me një tabletë. Ata do t’ju mundësojnë të drejtën tuaj për të votuar përfaqësuesin që do të drejtojë fitoren tonë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.