Italia, tek vendet e para që do të marrë vaksinën kundër Covid

274
Doctor show COVID 19 vaccine for prevention and treatment new corona virus infection(COVID-19,novel coronavirus disease 2019 or nCoV 2019
Sigal

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha këtë të enjte se Italia do të jetë ndër vendet e para që do të ketë një vaksinën e mundshme kundër COVID.

“Italia është pjesë e dy marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare, me Pfizer dhe AstraZeneca, të cilat janë në fazën më të përparuar dhe po arrijnë sukses të madh në testime”, tha Di Maio.

“Italia do të jetë një nga vendet e para në botë që do të marrë një vaksinë”, shtoi ministri.