LSI feston 17-vjetorin e themelimit,Erisa Xhixho: Logoja e LSI, fryma e ndryshimit dhe e lirisë

200
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 17-vjetorin e themelimit si një parti politike në Shqipëri.Nënkryetarja i LSI,Erisa Xhixho ka uruar mbështetësit për 17-vjetorin e themelimit të partisë.”Logoja LSI nuk është thjeshtë logoja e një partie.Ajo është fryma e një brezi që i dha LSI-së shpirt, jetë, sakrifica dhe dashuri.

“Gjithmonë LSI!
Sot LSI mbush 17 vjet. Është një rrugëtim që nisi si një ëndërr, dhe u bë shumë shpejt realiteti më i bukur i politikës shqiptare.
Logoja LSI nuk është thjeshtë logoja e një partie.
Ajo është fryma e një brezi që i dha LSI-së shpirt, jetë, sakrifica dhe dashuri.
Është fryma e ndryshimit dhe e lirisë që bashkoi më së shumti të rinjtë e djeshëm që sot janë bërë prindër, dhe që bashkon e do të bashkojë edhe më shumë të rinjtë e sotëm, të gjithë ata që e duan Shqipërinë shtëpinë e tyre.
Sot, 17 vjet më pas unë si një nga themelueset më të reja të LSI-së në atë kohë, ju shpreh mirënjohje dhe falenderim të gjithë themeluesve të saj, atyre intelektualëve mendjehapur, por edhe të rinjve e të rejave të brezit tim, që guxuan dhe u bashkuan në forcën e madhe LSI, për t’i dhënë Shqipërisë modelin e nje force politike moderne.
LSI është ajo e ëndërrës tonë të 17 viteve më parë.
Është ajo e zemrave që e duan edhe më shumë kur është në opozitë.
Ndaj një forcë që bashkon ëndërrat me zemrat e të rinjve ka vetëm një rrugë nëpër të cilën mund dhe duhet të ecë, rrugën që e çon atë tek njerëzit.
Kjo është rruga e LSI-së, kjo është forca dhe e ardhmja e LSI-së”,- shkruan Xhixho.