Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Thjeshtë histori….

57
Sigal

Kokën mbështete në gjirin tim.
Kërkon një puthje, për t’fundit herë.
Ah, ata sy!Atë vështrim
do t’i harroj vallë ndonjëherë!?

Më kujtohet, bënte nxehtë
Heshtj’ e ftohtë, si thikë e mprehtë
Një “mos”, që fortë u dëgjua,
dhe unë pa zë të thash: – Të dua!

S’dëgjoja më, as zërin tim;
as trupin tim, dot s’komandoja.
Gabimi ndodh dhe pa qëllim,
por sigurisht që ka pasoja!

Megjithatë unë thjesht po shkruaj:
Doja të t’thoja, që prap të dua!
Nuk ka rëndësi sesi e vuaj
dhe pse je larg, je prapë tek mua!

Je këtu n’ mijëra kujtime…
Si rrob në trup qëndron me mua.
Je një roman në zemrën time
që e shfletoj sa herë që dua!

Kokën mbështete në gjirin tim
E le aty, aromën tënde.
bashkë me sytë, m’atë vështrim!
A ka sesi, mos t’ kem çdo mbrëmje!?