I përkas një brezi që u rrit me ëndrra dhe vazhdoj të jem plot shpresë. E konsideroj veten me fat të madh që kam mundur të bëhem pjesë e Teatrit Kombëtar dhe të shërbej në Teatrin Kombëtar. Por njëkohësisht mendoj se brezi im vuan nga një lodhje kolektive, nga një djegie. Jemi një shoqëri e lodhur në të gjitha nivelet. Qasja në informacion tani është e tillë që është e vështirë të injorohen faktet e jetës. Jemi kthyer në konsumator të varfër, materialistë të izoluar, vrapojmë pafund, e kemi dhënë të drejtën e jetës me qira, ndërsa mjedisi është shkatërruar pikërisht se jetojmë kështu. Konsumi dhe betoni feudal po na marrin frymën, por nuk duhet të dëshpërohemi. Duhet të shpëtojmë.
Teatri në përgjithësi dhe Teatri Kombëtar më shumë duhet të përdori mjetet e veta duke e bërë këtë realitet një përvojë skenike, e cila të na ndihmojë të largojmë frikën e maskuar si zemërim, të na lehtësojë dilemat, pasiguritë dhe të na lirojë maskën që po na mbyt. Jemi banorë të “Kopshtit të Vishnjeve”. Të mos marrim më vendime të pakthyeshme. Të mendohemi dy herë, kur të vendosim një herë. Rroftë Teatri Ynë Kombëtar.