“Lidhni Turin”, Artan Fuga: Fantazma e Maturës shfaqet edhe në projektligjin për gjuhën e minoriteteve

226
Sigal

Akademiku Artan Fuga vijon të analizojë testin e Maturës 2020 për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ku pyetja me Turin, që është kthyer në një meme tashmë në rrjet, ka ngjallur reagime të shumta.

Sipas akademikut, tani “fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në projektligjin për gjuhën e minoriteteve në rrafsh lokal!”

Përmes një postimi në Facebook, Fuga shkruan: “Ky nuk është formulim juridik, por çorbë derri për qen!

Lëre more Turin, shih këtë!

Kush e shpjegon kuptimin e këtij formulimi juridik të paraqitet për t’i dhënë një dhuratë modeste!

“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”!

Lidhni Turin!”