‘Tapë’ në timon, arrestohen dy shoferë në Durrës, njëri shkaktoi aksident

369
Sigal

Dy shoferë të dehur janë arrestuar në Durrës pasi u kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

S.H, 49 vjeç dhe E.R, 33 vjeç u konstatuan nga Policia pasi kishin konsumuar alkool mbi masën e lejuar për përdorim automjeti dhe u arrestuan menjëherë.

33- vjeçari duke drejtuar mjetin tip ‘’Peugeot’’ shkaktoi edhe një aksident duke goditur një automjet tjetër. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.

E.R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.