Lëvizja e Salianjit në PD, Meta: Është shumë e rëndësishme fuqizimi i PD dhe opozitës në tërësi 

 

Ndërkohë, në PD kanë nisur debate të reja pas iniciativës të Z. Salianji, Z. Alimehmeti dhe të tjerë për të dëgjuar bazën. Si e gjykoni?
Që në krijimin e saj PD është shoqëruar nga debatet e brendshme, madje edhe nga ndarje dhe ribashkime, ku më tipiku ishte krijimi i PDR nga Pollo, Shehu, Xhaferri etj, e më pas riintegrimi i tyre në PD.
Është shumë e rëndësishme në këtë moment fuqizimi i PD dhe opozitës në tërësi.
Ndaj, si fjala edhe veprimi i cdo aktori të kontribuojë në këtë drejtim.
Kjo është një betejë e madhe, e cila ka nevojë për shumë protagonist që punojnë për një qëllim madhor përmes bashkëveprimit, jo vetëm me njëri-tjetrin, por me çdo faktor opozitar, deri në komunitetin më të largët.
Ndërkohë, ju vazhdoni gjykimin në seancën paraprake. A ju kanë njohur me dosjen hetimore në mënyrë fizike siç kishit kërkuar ju?
Më në fund, pas 6 muajsh, një pjesë e tyre ka mbërritur këtu në qelinë time.
Është shokuese të shohësh letër-porosi në të gjithë botën për të kërkuar llogari bankare dhe prona të palujtshme pa asnjë lloj indicie, por bazuar mbi shpifje gazetash.
Ndërkohë që përgjigjet e autoriteteve të huaja , shpesh janë qortuese për mungesën e profesionalizmit dhe tendenciozitetin e letër-porosive.
Në mënyrë të padiskutueshme mund t’ju deklaroj se çdo letër-porosi është në favorin tim, ashtu siç është e qartë se shpesh pyetjet e dërguara autoriteteve të huaja nuk kanë synuar zbardhjen e vërtetë të çështjeve, por këto pretendime ne do t’i bëjmë së pari para gjykatës.
Në fund të seancës paraprake, do të bëjmë publike gjithçka për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, por për momentin do respektojmë konfidencialitetin dhe ligjin.
Shkurt mund t’ju them se për CEZ-DIA gjithçka është fabrikim dhe unë s’kam asnjë lidhje me këtë çështje.
Po kështu, është e qartë se Kastriot Islami e ka krijuar vetë lidhjen me CEZ, bashkë me partneren e tij amerikane që SPAK nuk guxon as ta përmendi në akuzën kundër meje.
Dhe nuk ka faj SPAK-u se me CEZ-DIA e nisi i pari McGonigali, por kur i doli përpara kjo amerikania, vrapoi të takonte Durim Bamin dhe dërgatën e Ramës në Vjenë.
Ndërkohë e përsëris që dëmi efektiv që DIA i ka shkatuar shtetit si pronar i 24% të aksioneve, është 1.5 milionë euro, ndërsa konfiskimi që iu bë në 2014 i llogarive të Kastriot Ismailit është 4-5 milion euro.
Pra, e vetmja aferë me fitim që hetohet është DIA në Shqipëri.
Ndërsa asgjë nuk thuhet për kallëzimin penal të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndaj Qeverisë, për faljen e 476 milionë eurove që i takonin popullit shqiptar, CEZ-it.
Ndaj i kam kërkuar Z. Blushi të kërkojë informacion zyrtar se ç’bëhet me këtë çështje.
Për lobimet është e qartë se Ilir Meta s’ka asnjë firmë apo autorizim për pagesa apo edhe dijeni për veprime në kundërshtim me kontratën shumë të detajuar midis GSIS dhe LSI.
Por SPAK-u, pyetjet me letër-porositë nuk i bazon mbi klauzolat e kontratës, por duke iu shmangur atyre qëllimisht për të mos zbardhur përgjegjësit e vërtetë, nëse ka të tillë.
Lidhur pastaj me çështjen e pasurive, ju e dini që pavarësisht pasionit të marrë deri tani, s’më kanë sekuestruar dot asnjë qindarkë apo m2 dhe e kanë të pamundur edhe në të ardhmen.
I gjithë hetimi financiar dhe pasuror është një mashtrim i madh i bërë nga një punonjës i Dumanit që është jashtë çdo standardi ligjor dhe etik.
Shumë shpejt ne do të bëjmë publik bilancin financiar të Ilir Metës, ku të ardhurat janë shumë më të larta se shpenzimet se unë kam qenë me rrogë deputeti që 22 vjeç dhe kurrë s’kam fshehur asnjë shpenzim.
Por nga skllevërit e Edi Ramës dhe mercenarët e Sorosit s’mund të presim as objektivitet as integritet dhe as proces të rregullt ligjor.
Pikërisht nga këta që amnistuan si krim intelektual aferën qindramilionëshe euro të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.
Nga këta që s’kanë guxim të ndalin aferën e tigrave të Bangladeshit në Vlorë se i kanë dhënë fjalën Kimetes, kumbarës të aferës që u ka rrëmbyer shqiptarëve gati 100 milionë euro, e plot megaafera të paprekshme.

NOA

Si e vlerësoni 3 – vjeçarin e Dumanit në krye të SPAK-ut?
Dumani do mbahet mend si “kobure” e Edi Ramës kundër opozitës dhe pluralizmit politik. Siç kujtohet sot periudha e arrestimeve të Koci Xoxës, pas disa vitesh do kujtohet 3-vjecari i Dumanit.
Çështja juaj e arrestimit është në Gjykatën Kushtetuese. Cila është pritmëria juaj?
Nuk kam asnjë pritmëri nga sistemi i kapur i drejtësisë brenda vendit, por e vetmja pritmëri është të mos e zvarrisin më tej përtej afateve të ligjit, pasi na duhet të “udhëtojmë” drejt Strasburgut, ku standardet e Putinit kundër Navalnyt dhe Khodorkovskit do u duken lule.
Se me Bjellorusinë që liroi këto ditë mbi 100 të burgosur politikë as bëhet fjalë.
Si ndihet Ilir Meta pas 14 muajsh paraburgim?
Si mali i Tomorrit, andej nga kam lindur.
Nuk rrëzohet mali i Tomorrit me një breshër thoshin gjyshërit e mi dhe ata kishin parë shumë.