Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit tha në një studio televizive të shtunën se për rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki janë bërë dy kallëzime në SPAK, para dhe pas zgjedhjeve dhe një kallëzim tjetër tani në KAS.
Duke folur për procesin e kontestuar prej tij, ai tha se janë paraqitur prova si filmime dhe regjistrime ndërsa denoncoi publikisht Pëllumb Salillarin, pasi sipas Maliqit, kishte mbi 45 milionë euro tendera në bashkinë Kuçovë dhe 4 milion e 200 mijë euro në një ujësjellës.
“Në Kuçovë ka ndodhur një krim i rëndë shtetëror, elektoral. Unë i jap një mirënjohje të jashtëzakonshme medias, sidomos asaj lokale që arritën të bënin filmime dhe denoncime në kohë reale për shkak se në dy javët e fundit unë kisha njoftuar liderët e koalicionit BF që gjithë shteti është përqëndruar në Bashkinë Kuçovë, sepse ju e dini ishte e vetmja bashki në qarkun e Beratit që pritej një fitore spektakolare. Aty drejtuesi politik, ministri i Brendshëm, forcat operacionale për tu habitur, foprcat e policisë Berat që s’kishin lidhje në zonëne Kuçovës,oligarku Pëllumb Salillari nga faturino arriti të bëhej supermiliarder. Këto janë çuditë e shqiptarëve, prandaj shumica përfundojnë në burg tani. Nga njerëz me nivel intelektual dhe pasuri zero, janë bërë miliarderë. Siç kemi dhe kryebashkiakët e fundit që kanë përfunduar në pranga. I rrofshin miliona eurot e tyre apo dhe biznesmenë të tjerë, politikanë, ish-ministra etj” – tha Lefter Maliqi.





















