Vijon të rritet Papunësia në Shqipëri. Moshat e reja janë fasha moshore më e prekur

Në Shqipëri, në 3 muajt e parë të këtij viti 2023 shkalla zyrtare e papunësisë me të dhëna që i referohen raportit të  Institutit të Statistikave, u rrit me 0.7% krahësuar me të dhënat e tremujori të fundit të 2022, duke kapur shifrën në total prej 10.9%. Të dhënat tregojnë se numrin më të lartë të të papunëve e zënë grupmoshat 15 – 29 vjeç. Sipas INSTAT rreth 22.5% e grupmoshës 15-29 vjeç në gjithë Shqipërinë janë të papunë. Kjo shifër rezulton të jetë 1.8% më e madhe sesa periudha krahësuese, pra tremujori i fundit i vitit 2022.

E parë në faktorin gjinor, shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % ndërsa për gratë 11,1 %. Përsa i përket grupmoshës 30-64 vjeç shkalla e papunësisë është 7,8 % dhe ka një rritje me 0,2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

NOA

Të dhënat e tremujorit të parë të 2023 tregojnë se shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç, është 75.7 %. E ndarë në faktorin gjinor, për gratë, kjo shkallë e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69.5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82.2 % ose 12.7% sesa për gratë. Krahësuar me të njejtën periudhë por të një viti më parë pra krahësimi mes tremujorit të parë 2022 dhe tremujor i parë 2023 punësimi në sektorin e industrisë është ulur me 2.7% ndërsa ka rritje në sektorin e shërbimeve me 11% krahësuar me vjet dhe rritje të vogël prej 0.4 % në sektorin e bujqësisë.