Të rinjtë shqiptarë futen në librin e rekordeve Guinness! Ja sa ishte numri i vërtetë

507
Të rinjtë shqiptarë ia dolën të thyenin rekordin botëror Guiness, por ata nuk ishin 2017 persona siç u lajmërua fillimisht.
Ishin përfaqësues të Sirea Film, të cilët e realizuan këtë nismë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Ata bënë me dije për Anabel, se rekordi u thye, por me 2016 persona dhe jo 2017. Përfaqësuesja tha me humor se “dikush rrëshqiti rrugës”, duke treguar kështu se personat që formuan “Albania 2017” ishin vetëm 2016, të paktën ata të cilët mbajtën ritmin deri në fund. Të rinjtë nga shumë qytete shqiptare, përmes performancës së jashtëzakonshme dhanë mesazhe shprese dhe paqeje, duke folur sot në emër të bashkëjetesës. Ata thyen rekordin botëror për numër personash që performojnë fenomenin botëror “Cup Song”, duke arritur në shifrën e 2016 personave nga 349 që ishte rekordi i mërpashëm.



VIDEO
Sigal