Përplasen dy makina në Kurbin, i moshuari niset me urgjencë drejt Traumës

309
Sigal

Një aksident është regjistruar në rrugën e Patokut, në Kurbin. Dy makina janë përplasur me njera tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është një i moshuar, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave