Për të kuptuar qartë arsyet përse është mbushur gota e zemërimit shikoni dhe lexoni më poshtë se si po shkatërrohen Zonat e Mbrojtura me bekimin dhe ndihmën e Institucioneve Zyrtare.
Foto 1 tregon dinamikën e shkatërrimit të zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit, Pasuri Botërore Mbrojtur nga Unesco. Mbrojtur nga Konventa Ramsar dhe nga Legjislacioni Shqiptar.
Ndërtuesi qartësisht i ndihmuar nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe Administrata e Parkut të Butrintit ka lejuar shkatërrimin e vijës bregdetare me eskavator dhe eksploziv për të hapur Plazhe për Resortin Turistik që po ndërton.
E pyetur në TV mbi këtë cështje Ministrja e Kulturës, Znj Kumbaro bëri të paditurën duke mohuar cdo ndërhyrje në këtë zonë edhe pse fotot e prezantuara tregonin gërmime në zonat e mbrojtura.
Pas një viti, vija bregdetare u hoq nga zona mbrojtur për ti lënë dorë të lirë ndertuesit por duke krijuar probleme të mëdha me institucionet ndërkombëtare të cilat ende sot kërkojnë Hartën e Parkut të Butrintit.
Ndërkohë Qyteti Antik ju dha me koncesion Fondit Shqiptaro Amerikan për ta administruar pasi shqiptarët janë të pa aftë për të ruajtur pasuritë e tyre kombëtare.



















