Tifozat Kuq e Zi “pushtojnë” me këngë Tiranën. “Jo Nuk Ndahet Mitrovica”

244
Sigal

Të ardhur nga të gjitha trojet shqipfolëse për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare që sot luan në “Air Albania” për Euro 2024 kundër Moldavisë, Tifozat “Kuq e Zi” kanë pushtuar Tiranën. E kur ndjenja patriotike bëhet më e madhe në pritje të sfidave të kombëtares, Tifozat Kuq e Zi nuk kanë nguruar të këndojnë këngë e thirrje patriotike.

Në një video një pjesë e anëtarëve të grupimit më të madh të tifozave të Shqipërisë, që shfaqen duke ecur në sheshin “Skënderbej” dëgjohen ndërsa këndojnë nisur dhe nga situata në veri të Kosovës dhe konflikti me Serbinë, “Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, kjo si vargjet e një kënge patriotike.

Shqipëria do të luaj sot kundër Moldavisë, e shtunë 17 qershor 2023 në orën 20:45, ndeshjen e dytë kualifikuese të Europianit.