Serbia del kundër SHBA dhe Britanisë. Petkovic e quan Hipokrizi kërkesën për lirimin e 3 policëve kosovarë

Një zyrtar i lartë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç, i ka quajtur “Hipokrizi” kërkesat e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania për lirimin e menjëhershëm së 3 policëve kosovarë nga Servbia.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç reagoi në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve duke shtuar edhe se do të jenë serbët e veriut të Kosovës ato që do të vendosin se si do të veprohet në ditët në vijim.

NOA

Jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë, të cilat kërkojnë nga Serbia për lirimin e policëve të arrestuar dhe askush nuk e përmend faktin se është e nevojshme lirimi i serbëve të pafajshëm. E shihni se çfarë hipokrizie. Nuk vendosim ne se kur do të lirohen policët, ne jemi shtet ligjor, këtë e vendos prokuroria dhe gjykata. Kjo nuk vendoset as nga ambasadat” – tha Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.