Spanja shënon ulje të rasteve të infeksionit dhe viktimave, ja bilanci i 24 orëve

299
Sigal

Lajme të mira raportohen nga Spanja sa i përket rasteve të infeksionit, por fatmiresisht edhe rënies së numrit të viktimave.

Raportimet më të fundit tregojnë se në 24 orë në Spanjë kanë rezultuar të infektuar 2579 persona, 1069 raste më pak se ditën e djeshme. Kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 245,567.

Ndërsa sa i përket numrit të viktimave në 24 orë kanë humbur jetën 276 persona, pesë humbje më pak se ditën e djeshme kur u regjistruan 281 viktima. Kështu numri i përgjithshëm i të ndjerëve ka shkuar në 25,100.

Fatmirësisht numri i personave që janë shëruar dhe që kanë lënë spitale vazhdon dhe rritet. Sot numri i të shëruarve llogaritet 146,233.