Vlerësimi nga Italia për shqiptarin, Marash Kumbulla është më i mirë se De Ligt

277
Sigal

Matajs De Ligt nuk ka arritur ende të shfaqë versionin e tij më të mirë te Juventusi. Mbrojtësi i transferuar këtë verë nga Ajaksi për shifrën e 75 milionë eurove, ka gabuar shumë dhe shpeshherë ka rrezikuar të ‘hedhë në erë’ ndeshjet e bardhezinjve. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të kampionatit ishte sërish protagonist negativ duke shkaktuar një penallti.

Nga ana tjetër, në Serinë A po shkëlqen një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për xhevahirin e Veronës, Marash Kumbulla. Shqiptari ka fituar vëmendjen e opinionit me paraqitjet e tij, ndërsa ka shënuar edhe një gol në këto 9 javë kampionat. Së fundmi, ai që ka lartësuar edhe më shumë vlerën e 19-vjeçarit kuqezi, ka qenë gazetari italian, Xhani Mura. Mura e ka krahasuar Kumbullën me paraqitjet e De Ligt, duke theksuar se mbrojtësi i Veronës aktualisht po luan më mirë se holandezi.

“Për momentin De Ligt i Amsterdamit nuk është parë tek bardhezinjtë. Mbetet për t’u parë në të ardhmen, por për tani Kumbulla po luan më mirë. Dhe është gjashtë muaj më i ri se De Ligt. Edhe pse shumë mund të thonë se ka diferenca në të luajturin për Juventusin dhe për Veronën, po ashtu ka diferenca edhe në çmim. Sepse Kumbulla ndryshe nga De Ligt është i rritur në shtëpi, dhe ka kushtuar zero euro”, u shpreh gazetari italian.