Emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar po u ofrohen gra dhe fëmijë fiktivisht në mënyrë që të mund të qëndrojnë në Britani në këmbim të pagesave që shkojnë deri në 30,000 paund – nis kështu shkrimi i tabloidit britanik “The Telegraph” publikuar të shtunën 17 qershor 2023.
“Martesat” e rreme po promovohen në TikTok nga bandat shqiptare që rekrutojnë vajza dhe fëmijë për të siguruar dokumente qëndrimi. Ofertat vlejnë edhe ndaj të burgosurve shqiptarë që duan të heqin deportimin nga Mbretëria e Bashkuar si dhe emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar – thuhet ndër të tjera në shkrim.
Media e njohur britanike shkruan më tej: “Kjo është forma më e fundit e mashtrimit që nxitet në web që është përdorur nga kontrabandistët e qënieve për të reklamuar kalimin e Kanalit të Suezit. Shqiptarët përbëjnë më shumë se një të katërtën e 45,577 emigrantëve që kaluan Kanalin e Suezit me gomone vitin e kaluar.
Një llogari në TikTok, e krijuar më 10 maj, ofronte veprime si një ndërmjetës për emigrantët e paligjshëm shqiptarë apo të BE si dhe “garantonte” që do tu siguronin gjithashtu një adresë të rremë banimi në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që ata të mund të përfitonin leje qëndrimin si emigrant. Një emigrant i ndaluar mund ti shpëtoj deportimit vetëm nëse ka një vend banimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Reklama thoshte: “Kemi djem e vajza për martesë. Garantues për djemtë që janë në qëndrat e ndalimit të emigrantëve. Zonja me fëmijë. Regjistër të atësisë. Aplikime për të marrë dokumente nga Shqipëria me vajza të huaja.” Një reklamë e dytë në të njëjtin faqe thoshte: “Aplikime për të marrë dokumente si njerk. Është shumë e thjeshtë”.
Të dhënat e vitit të kaluar treguan se shqiptarët ishin kombësia më e madhe numerike që kishin përdorur martesat e rreme për të shfrytëzuar skemën e qëndrimit të tyre në Britaninë e Madhe.
Sipas shifrave të Home Office, nga 365 çifte që u përpoqën të shfrytëzonin në mënyrë mashtruese, skemën e dalë pas Brexit, që u jepte shtetasve të BE-së dhe bashkëshortëve të tyre të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, 146 prej tyre ishin shqiptarë.
Qeveria britanike ka negociuar me marrëveshje deportimit me qeverinë shqiptare në përpjekje për të ndalur kalimin e emigrantëve. Sekretarja e Shtetit Suella Braverman, tha javën e kaluar se kanë deportuar 1,750 shqiptarë që nga marrëveshja e fundit e nëntorit. Një zëdhënës i Home Office tha: “Kompanitë e mediave sociale si TikTok kanë përgjegjësinë për të hequr postime dhe ndaluar përmbajtjet që promovojnë aktivitet ilegal dhe kriminal. “Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të forta kundër individëve që përdorin martesat e rreme deri sa ti largojmë nga Britania e Madhe” / The Telegraph




















