Ish-Kryeministri Berisha: Edi Rama dhe PS do të humbin më thellë seç tregojnë sondazhet

34
Sigal

Në lidhje direkte televizive, ish-kryeministri Berisha duke komentuar sondazhin e ‘Flame Tree Advisors’ , u shpreh ndër të tjera se pavarësisht se nuk u beson sondazheve, ajo që shikon është fryma që i krijon bindjen se Rama është drejt rrokullisjes.

‘Sigurisht e ndoqa sondazhin. Në tërësi unë nuk i besoj sondazheve. Ky është qëndrimi im ndaj tyre. Po më pyete për frymën ekzistuese, unë mund të them me bindjen më të thellë se rrokullisja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste do të jete qartësisht më e madhe se çka treguar deri më sot çdo sondazh i bërë. Edi Rama është duke u shpërbërë. Fushata zgjedhore dhe parazgjedhore janë kohëra reflektimesh dhe shqiptarët shikojnë pas 8 vitesh se ndihen të mashtruar më shumë se kurrë përveç kohës së diktaturës. Ndjejnë se qeverisen nga një kryeministër që i rrënoi ata. Kishte një treguar në studim, ku 41 përqind shpreheshin se ekonomia është rrënuar. Kas një tjetër tregues të Bankës Botërore ku 47 përqind e shqiptarëve janë në varfëri relative. Pra po vlon varfëria në të gjithë vendin.

Qarku i Kukësit është 2.6 përqind nën nivelin e vitit 2013.
Shkodra gjatë 8 viteve është rritur me 2 përqind. Dhe janë larguar prej saj 36 mijë banorë.

E dini që Shkodra dhe Vlora janë vrasëset e bizneseve. Vlora nga bandat dhe klanet e Qeverisë.

Sot kemi një kryeministër që u pasurua 16 herë në 8 vite, pa përfshirë sarajet.

Të të sulmojë OSBE tjetri të të thotë që ke vjedhur 200 milion euro dhe të heshtësh kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur.

Tjetra është bllokimi për rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian.

Rama përfundoi duket pyetur shqiptarin a jam unë gomari, meqenëse gomari është kafshë pune. Edhe këtë nuk e di.