Makina përplas për vdekje këmbësorin në Bulqizë dhe largohet në drejtim të paditur

216
Sigal

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Bulqizë, si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit-Gjoricë, ku një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje këmbësorin u largua menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.