Kryemadhi: Shqiptarët vuajnë sot për shkak të mosfunksionimit të shtetit

366
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në takimin e zhvilluar sot në Durrës foli rreth problematikave që kanë sot shqiptarët, jo për shkak të tërmetit por për shkak të mos funksionimit të shtetit, mos funksionimit të qeverisë, të mungesës së demokracisë, të ekonomisë, të lëvizjes së lirë të qytetarëve, të standardit në sistemin e drejtësisë, të standardit në shëndetësi, të mungesës së standardit në arsim dhe mbi të gjitha për shkak të mungesës së dashurisë dhe respektit që ka qeveria dhe shteti ndaj qytetarëve të tij.

Fjalimi i Monika Kryemadhit

Në fakt dua të jem jo vetëm mirënjohëse por edhe falënderuese për të gjithë ju që sot jeni këtu sepse e tha edhe Nasipi, Klajda, Nora dhe Petriti, nuk jeni vetëm ish themelues të LSI-së por jeni edhe të rinj të ardhur, e shumë e shumë të tjerë do të jenë që do t’i bashkëngjiten jo vetëm partisë politike sepse nuk bëhet më sot diskutimi për t’u angazhuar në një parti politike por sot problemi ynë kryesor është ajo që çdo ditë dhe më shumë po trumpetohet nga të tërë, shpëtimi i Shqipërisë nga kjo situatë jashtëzakonisht e keqe në të cilën ne kemi rënë.

Ne kemi ndjekur nga afër të gjithë procesin pas tërmetit të 26 nëntorit, në fakt edhe me kë bisedonim në telefon, jo vetëm që ishim të shqetësuar, por ishim edhe të tronditur sepse ju keni qenë jo vetëm pjesa më e goditur por nga ana tjetër edhe mungesa jo vetëm e seriozitetit por edhe mungesa e mbështetjes dhe suportit shpirtëror, gjë e cila nuk ka ekzistuar por nga ana tjetër në një farë mënyre edhe mungesa e informacionit për t’i orientuar qytetarët në drejtim të duhur, ka qenë e kundërta.

Në fakt nuk dua të ndalem sot te pasojat e qeverisjes sonë për shkak të 26 nëntorit, të tërmetit të famshëm, do të doja më shumë të ndaleshim të ajo që ne sot aspirojmë, të problematikat që kanë sot shqiptarët, jo për shkak të tërmetit por të problematikat që kanë sot shqiptarët për shkak të mos funksionimit të shtetit, për shkak të mos funksionimit të qeverisë, për shkak të mungesës së demokracisë, për shkak të mungesës së ekonomisë, për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve, për shkak të mungesës të standardit në sistemin e drejtësisë, për shkak të standardit në shëndetësi, për shkak të mungesës së standardit në arsim dhe mbi të gjitha për shkak të mungesës së dashurisë dhe respektit që ka qeveria dhe shteti ndaj qytetarëve të tij.

Të gjithë bukën e gojës e fitojmë vetë, asnjëri nga ne nuk ia ka dhënë bukën e gojës njeri-tjetrit, asnjëri nga ne nuk ia mbajmë familjen njëri-tjetrit, asnjëri nga ne nuk na i mban familjet shteti, as fëmijët, as prindërit, por të gjithë sipas mundësive punojmë.