Kryemadhi: Kjo qeveri është rrëzuar, mos u habisni kur të na rriten taksat dhe faturat

408
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në takimin e zhvilluar sot në Durrës tha se qeveria është e rrëzuar.

“Të gjithë themi ta rrëzojmë këtë qeveri, kjo qeveri është e rrëzuar, por ne akoma nuk po e kuptojmë që rrëzimi i kësaj qeverie do të tërheqë zvarrë të gjithë shqiptarët dhe sidomos rininë shqiptare. Ne sot ndihemi më të rrezikuar se kushdo tjetër”, u shpreh Kryemadhi.

Ja fjalimi i plotë i Kryemadhit

Dikush punon në ndërtim, dikush në sera, dikush në port hamall ngarkim-shkarkimi, dikush rrobaqepëse, dikush pastruese shtëpish, dikush mban një plak të paralizuar, dikush mundohet të blejë një gjë këtu dhe ta shesë atë atje, dikush përdor makinën e tij si mjet transporti në mënyrë informale, e pra të gjithë e gjejnë një mundësi për të jetuar. Dikush ikën në emigracion për të punuar disa ditë, në Maqedoni, në Greqi, Itali apo kudo, vetëm për të ushqyer familjen e tij.

Por në asnjë rast asnjërit prej nesh qeveria nuk është ulur ndonjëherë dhe t’i ofrojë ndonjërit apo dikujt, urdhëro, sepse unë po të fal diçka. Kjo qeveri është e rrëzuar në fakt. Të gjithë themi ta rrëzojmë këtë qeveri, kjo qeveri është e rrëzuar, por ne akoma nuk po e kuptojmë që rrëzimi i kësaj qeverie do të tërheqë zvarrë të gjithë shqiptarët dhe sidomos rininë shqiptare. Ne sot ndihemi më të rrezikuar se kushdo tjetër.

Falenderoi Klajda, edhe unë sot kamë dalë dhe kam falënderuar edhe dje por nëpërmjet një statusi në Facebook, gjej përsëri rastin të falënderoj të gjithë miqtë e shqiptarëve, ata përfaqësues të shteteve të BE-së por edhe të vendeve të tjera mike që në takimin e djeshëm në Bruksel i ofruan Shqipërisë bujarinë e tyre nëpërmjet granteve apo edhe nëpërmjet disa lehtësirave të tjera të cilat vijnë nëpërmjet kredive dhe huave. E thash dhe e kam thënë që buzëqeshja e Kryeministrit ishte shumë e madhe. Në fakt kjo bujari nuk ishte as ndaj tij, as ndaj qeverisë, as ndaj qeverisë, as ndaj politikës, kjo bujari ishte ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre familjeve që edhe sot e kësaj ditë që po bëhen 3 muaj nga tërmeti vazhdojnë dhe flenë në çadra në oborret e shtëpive të tyre.

Sot e kësaj ditë, që po bëhen 3 muaj pas tërmetit, familje të tëra janë degdisur nëpër shtëpi të cilët paguajnë qira jashtëzakonisht të shtrenjta por edhe të dyfishuara. Ku, ne shikojmë se si policia bashkiake dhe policia e shtetit rrëmben torba me qepë dhe presh të fshatarëve që shesin buzë rrugëve për të ushqyer familjet e tyre dhe nuk shikojnë sesi ndërtuesit të cilët kanë qenë pjesë e kësaj skeme që kanë dhënë shtëpitë me qera, nuk kontrollohen nga qeveria për të dhënë qera të ndihmesës për familjet të cilat kanë humbur shtëpitë e tyre në tërmet.

E pra, ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE-së nuk është gjë tjetër veç se një respekt, mirënjohje, por edhe një përkrahje mund të themi apo mund ta quajmë edhe solidarizim që të gjitha vendet e BE-së i dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot ajo që të bën më shumë përshtypje është që, pas u zbras dhe u zbërthye skema e kontributeve të buzëqeshjes së Kryeministrit që vraponte me vrap nëpërmjet suflerëve të tij për të thënë që kjo ishte meritë e tij, shumë mirë, bravo i qoftë nëse ishte meritë e tij.

Por nuk mund të thuash që është meritë e një Kryeministri që të marri 850 milionë euro borxh, të cilat do t’i paguajnë shqiptarët. Nuk besoj se është meritë e një Kryeministri që këto 850 milionë euro të cilat kanë qenë të planifikuara nga shtet donatore për projektet e ndryshme në arsim, në bujqësi, në shëndetësi, për shqiptarët ndër vite, të thuhet se janë meritë e këtij Kryeministri.

Në fakt janë borxhe të cilat do t’i paguajmë ne me taksat tona. Nëse ne kemi paguar deri dje faturën e energjisë elektrike 70 mijë lekë të vjetra apo 100 mijë lekë të vjetra, apo 50 mijë lekë të vjetra, mos u çudisni kur të shikoni që kjo faturë do të dyfishohet. Mos u çudisni kur të shikojmë se si taksat e bashkive apo çmimi i karburantit.