Kryebashkiaku Suli u jep tendera miliona euro personave të kriminalizuar

239
Sigal

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli u jep tender me miliona euro personave me rekorde kriminale, të cilët edhe  janë dënuar.  Kështu, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, po shton listën e tenderëve korruptivë me vlera mbi 1 milionë Euro, që ua jep firmave me pronarë të dënuar për trafiqe, falsifikime e ryshfet. Kryebashkiaku organizon tendera fiktive për t’ua dhënë miqve të vet, ose klientëve të partisë, duke futur në garë edhe kompani fiktive, të cilat nuk ofrojnë asnjë ofertë, thjesht të “pasurojnë” listën, për të nxjerrë fitues të paracaktuarin e kryebashkiakut.  Bashkia Kamëz, ka njoftuar së në datën 4 maj 2021, ka bërë tenderin me objekt “Rindërtimi i godinës administrative në fshatin Valias”, me fond limit 203 milionë, 34 mijë e 301 lekë të reja pa TVSH. Tenderi i është dhënë firmës “Sireta 2 F” shpk, me pronar faktik të dënuarin Fiqir Pali, i cili për probemet e shumta si kontigjent penal i drejtësisë. Përveç ligjit për prokurimet, që ndalohet dhënia e fondeve publike për personat dhe familjarët e lidhur në biznes; kryebashkiaku Rakip Suli ka bërë dhe makinacionin e garës fiktive, për t’ia dhënë tenderin klientit të tij . Vlera e rindërtimit të godinës së zyrave të njësisë administrative të fshatit Valias, dhënë firmës “Sireta 2F”, është parcaktuar  2 milionë Euro, ose sa 99.5% e fondit limit të tenderit. Në këtë tender, kryebashkiaku Rakip Suli ka zbatuar “zbulimin e tij shkencor”, që ri-ndërtimi i godinës me 11 zyra për njësinë administrative të fshatit Valias, kushton 2 milionë Euro; ose sa vlera e buxhetit, për rindërtimin e 92 banesave sociale me hapësirë “1+1” në këtë bashki. Kujtojmë, se punimet e godinës së zyrave të njësisë Valias, kanë filluar 1 javë para zgjedhjeve dhe i inauguroi kryeministri Rama me Rakipin; domethënë, shiriti u pre 2 javë para se të bëhej tenderi 2 milionë Euro./ ‘Pamflet’