Gjergj Buxhuku: Përvoja shqiptare e kapjes së shtetit, kush po e komandon ekonominë shqiptare?

154

Janë 2 sëmundje sipas vlerësimit tim: Korrupsioni politik i kapjes së shtetit dhe mungesa e konkurencës në ekonomi, ku që të dyja tregojnë mungesën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Politika nuk prodhon ligje për të interesin publik, por për grupimet antitreg. Prova më e qartë është kalimi rrufe i 14 akteve ligjore brenda një mbledhje qeverie, që çimentoi skemën e korrupsionit “400 milionë euro të “djegësave”

Sigal

Nëse do të përmblidhja me një fjali përgjigjen e pyetjes tuaj do të ishte” ekonomia shqiptare sot, më shumë se asnjëherë, komandohet nga grupimet antitreg, grupimet e nëntokës dhe bashkimet e tyre”. Bizneset normale, që kanë lidhje me tregun, janë në pakicë dhe do të zvogëlohen gjithmonë, duke u mbyllur dhe gllabëruar nga grupimet antitreg. Rreziku është i qarte nëse, demokracia dhe shteti i të drejtës nuk do të fillojë të jetë i qënësishëm sa më shpejt. Më ka mbetur në mendje përkufizimi i një sipërmarrësi, që në një pyetje të ngjashme më tha: “në Shqipëri kemi biznese, që punojnë dhe të ashtuquajtura biznese, që fitojnë para”! Fatkeqësisht është e vërtetë. Të ashtuquajturat biznese, që bëjnë para pa patur lidhje me tregun, por thjesht me korrupsionin dhe privilegjet e dhëna nga bashkëortakët e tyre të politikës, janë edhe komanduesit e vërtetë të ekonomisë shqiptare. Rrënjët e tyre, grupimet komanduese të mësipërme,  i kanë hedhur njëkohesisht që me ndryshimin e regjimit mbi 30 vite më parë dhe janë fuqizuar në vazhdimësi.Grupimetantitreg, kanë penguar dhe asgjësuar sistematikisht edhe cdo përpjekje politike për të ndërtuar realisht vetë sistemin demokratik në vend. Kanë penguar dhe po pengojnë edhe vetë antarsimin e Shqipërisë në BE. Parajsa për ta është pikërisht gjëndja e sotme. Sepse,korrupsioni politik shoqëruar me paaftësinë skajore si edhe me arsye objektive të së shkuarës, krijoi shtratin antidemokraci, në të cilën u mboll, u ujit dhe u plehërua bollshëm edhe ekonomia e kapur antitreg në kundërshtim me interesin publik dhe atë kombëtar. Grupimi antitreg komandues në ekonomi sot është aq i fuqishëm, sa edhe vetë baballarët politikanë krijues të dikurshëm të tij, i ka kthyer thjesht në punëmarrës ose në rastin më të mirë ortakë të pakicës. Është krijuar një sistem ekonomik dhe politik në të cilin është shumë e vështirë të ndryshohet vetëm nga brenda në afatshkurtër.Problemet mund tu vijnë vetëm nga jashtë nga vendimet e partnerëve gjeostrategjikë. Mbase edhe nga përplasjet brenda grupimit për arsye të pamjaftueshmërisë së plackes publike të grabitur.

‘Ekonomisë shqiptare i mungon shtylla kryesore, që dallon ekonominë e tregut nga ajo e përqëndruar socialiste: Konkurenca, sidomos në të sektorët strategjikë sektorët e hidrokarbureve, telekomunikacionit,  energjisë, tregjet financiare dhe bankare,të infrastrukturës, etj. Vendimarrja politike në shumicë është thjesht ushtare dhe në rastin më të mirë ortake e tyre.”

Cilat janë sipas jush tre grupimet komanduese ne terrenin e prekshëm të ekonomisë shqiptare?

Ekonomisë shqiptare i mungon shtylla kryesore, që dallon ekonominë e tregut nga ajo e përqëndruar socialiste: Konkurenca.Mungesa e konkurencës është e dukshme, sidomos në të sektorët strategjikë dhe më të mëdhenj të vendit. Pikërisht në ata sektorë, që qarkullojnë dhe zotërojnë shumicën dërrmuese të kapitaleve dhe ndikojnë në gjithë ekonominë kombëtare. Sektorët e hidrokarbureve, telekomunikacionit,  energjisë, tregjet financiare dhe bankare,të infrastrukturës, etj.janë ndërtuar dhe funksionojnë me shfaqje të prekshme oligopoli dhe karteli në dëm shkatërrues të interesit publik. Jo rastësisht, shqiptarët paguajnë shumë më shtrenjtë dhe cilësi më të ulët sesa të tjerët mallrat dhe shërbimet, që marrin nga sektorët e mësipërm. Kompanite, që bëjne pjesë në grupin e parë antitreg, janë lejuar, krijuar dhe mbrohen si monopole të plotëfuqishmedrejtëpërdrejtë nga politika. Politika nuk lejon të funksionojnë autoritetet rregullatoreantimonopol të tregut, financimet buxhetore me tenderime fiktive ose drejtëpërdrejtë dhe me vlera të tejfryra ja jep vetëm disa kompanive të privilegjuara. Burimet natyrore dhe buxhetore me anë të PPP, konçesioneve, liçencime, etj. krijojnë monopole të pastra, që mbysin konkurencën, largojnë investorët e rinj dhe mbyllin tregjet në afatgjatë. Kompanitë e mësipërme vetëm emrin kanë biznese dhe zotëruesit e tyre vetëquhen biznesmenë. Në thelb janë thjesht drejtues ndërmarrjesh shtetërore. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnë në kushtet e tregjeve të hapura, konkurencës së lirë, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Do të falimentonin shumë shpejt. Biles sa më të mëdha dhe të forta të duken sot, aq më shpejt bien pa privilegjet antitreg shtetërore në kundërshtim me interesin publik. Prandaj dhe e luftojnë me te gjitha mënyrat cdo ndryshim politik. Vendimarrja politike në shumicë është thjesht ushtare dhe në rastin më të mirë ortake e tyre. Grupimi i dytë komandues në ekonomi janë te individët, që drejtojnë të ardhurave e mëdha në qarkullim të nëntokës. Gjithmonë e më shumë ekonomia shqiptare po bëhet e varur nga prurjet informale të prodhuara brenda vendit nga korrupsioni dhe fshehjet fiskale dhe sidomos jashtë vendit nga veprimtari kriminale. Nëse, do të mbyllej rubineti i parave të zeza, ekonomia shqiptare rrezikon të falimentojë brenda pak muajsh. Dhe kjo është shumë e rëndë. Shqipëria jep shënja të qarta, që është kthyer në një nga lavatricet e rendësishme, që pastron paratë e krimit të Europës. Gjelbërimi në nivel vendi para disa vitesh nga kanabisi, trafikimi i drogave të forta, etj. e mbajnë vendin vazhdueshëm në listën “gri” të pastrimit të parave të agjencive kontrolluese të BE. Janë pikërisht, rrymat gjigande të parave të prodhuara dhe zotëruara nga nëntoka dhe monopolet, që janë rreziku më i madh, që me mjete dumping dhe pjesëmarrje edhe të vetë  institucioneve të shtetit të gllabërojnë  ose falimentojnë biznesin e ndershëm. Dhe kjo është e pranishme sot dhe jo thjesht parashikim. Shembujt janë të prekshëm, deri në përplasje asgjësuese.

‘Nëse, do të mbyllej rubineti i parave të zeza, ekonomia shqiptare rrezikon të falimentojë brenda pak muajsh. Dhe kjo është shumë e rëndë. Shqipëria jep shënja të qarta, që është kthyer në një nga lavatricet e rendësishme, që pastron paratë e krimit të Europës.Politika prodhon ligje “statecapture/kapje e shtetit” për të favorizuar grupimin e tretë antitreg.”

Grupimi i tretë antitreg komandues në ekonominë shqiptare është shkrirja e dy grupeve të para. Githmonë e më shumë grupi në fjalë po bëhet dominuesi kryesor në ekonominë shqiptare. Është gjithmonë e më e vështirë të dallohet sot ku fillojnë dhe mbarojnë në shkrirje me njera tjetrën grupimet monopol dhe nëntoka.Së bashku me politikën natyrisht. Mjaftojmë të ndiqen aferat e ndërtimeve masive në qytetet kryesore dhe në resorte turistike, ku kredia bankare nuk shkon më shumë se 30% të vlerës së investimit dhe e kuptonqarte, se çfarë ndodh. Politika prodhon ligje “statecapture/kapje e shtetit” për të favorizuar grupimin e tretë antitreg. Është e varur dhe njëkohësisht pjesë e tij. Sepse, nga njera anë në bizneset e grupimit në fjalë mban dhe pastron edhe paratë e korrupsionit të saj dhe nga ana tjetër bashkëpunon për të qenë bashkërisht gjithmonë në pushtet. Pushteti politik në Shqipëri mbahet duke u mbështetur në dy grupimet e para. Monopolet dhe nentoka.Është ngjashëm me modelin e përzier të Kubës i zbatuar në mes të Europës pas trecerek shekulli. Nga njera anë shtëti i korruptuar dhe i falimentuar oligarkik i Batistës dhe nga ana tjeter metoda Kastriste, që me anije largonte kundërshtarët. Me ndryshimin, që në vend të anijeve përdoren pashaportat.

“Pushteti politik në Shqipëri mbahet duke u mbështetur në dy grupimet e para. Monopolet dhe nentoka.Është ngjashëm me modelin e përzier të Kubës i zbatuar në mes të Europës pas trecerek shekulli. Nga njera anë shtëti i korruptuar dhe i falimentuar oligarkik i Batistës dhe nga ana tjeter metoda Kastriste”

Si mund ti përmblidhni sëmundjet më të rënda të ekonomisë shqiptare sot?

Janë 2 sëmundje sipas vlerësimit tim. Korrupsioni politik i kapjes së shtetit dhe mungesa e konkurencës në ekonomi.Natyrshëm janë të lidhura me njera tjetrën dhe burimin e kanë te dyja te mungesa e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Politika nuk prodhon ligje për të interesin publik, por në interes të grupimeve antitreg. Të gjithë  e kanë parasysh kalimin rrufe të 14 akteve ligjore brenda një mbledhje qeverie, që cimentoi me ligje skemën e korrupsionit “statecapture/kapje e shtetit”400 milionë euro të “djegësave”. Ndërkohë, në rastet kur ka nisma të qarta për interes publik institucionet shtetërore sikur nuk ekzistojnë fare, nuk kanë asnjë vullnet për bashkëpunim ose zvarrisin dhe pengojnë më cdo mjet. Kam përvoja personalë për sa më sipër. Shembullin e aferës së “djegësave” e morra thjesht si më i dukshëm në morinë e pafund të rasteve të ngjashme. Pra kemi korrupsionin me ligj, që është bërë gjithmonë e më shumë praktikë pune. Shumë i vështirë për tu kapur me mjete klasike ligjore edhe në kushtet kur do të ketë vullnet politik dhe institucione për ta bërë. Që nuk janë në fakt. As njera as tjetra.

Vijon