Rasti i rrallë i Alfred Ballës/ KPK nuk jep dot vendim për Vetting-un e kreut të KLP-së

117
Sigal

Tre anëtarët e Komisionit të vetting-ut kanë votuar të përçarë për kreun e KLP-së që është një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi.Xhensila Pine dhe Alma Faskaj kanë vendosur që të ndërpresin Vetting-un ndaj Alfred Ballës, sepse sipas komisionit, zyrtari e ka humbur statusin e magjistratit duke qenë se prej 2017 ishte pushuar nga puna nga kryetari i Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të një kontrate 5-vjeçare si ndihmës ligjor. Por, kundër shprehet anëtarja e tretë Valbona Sanxhaktari që në mendim pakice arsyeton se vettingu duhet ta konsiderojë këtë situatë si dorëheqje të kryetarit Balla për t’iu nënshtruar kontrolleve e për pasojë në zbatim të Kushtetutës, nga ndërprerja e këtij procesi, atij duhet t’i ndalohet e drejta për të qenë pjesë e segmenteve të drejtësisë për 15 vite.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ishte në gjendje të japë një vendim konfirmimi në detyrë apo shkarkimi nga detyra të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që është qeveria e prokurorisë. Për Alfred Ballën, shkak për këtë vendim u bë pozicioni i mëparshëm që ai ka mbajtur si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së LartëDuke përmendur konfliktin gjyqësor që Balla hapi në administrative me kundërshtimet për largimin nga puna, KPK kujton se Alfred Balla e humbi përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit. Nga ana tjetër, zyrtari i rëndësishëm i KLP-së rezulton të ketë fituar një vend në këtë institucion si anëtar i shoqërisë civile dhe jo si i votuar nga drejtësia.Ky vendim u dha në një kohë kur ONM kërkoi vetting-un me prioritet të kreut të KLP-së.Me një total prej 805 gjyqtarësh e prokurorësh që ju nënshtruan vetting-ut, u përfshinë edhe ndihmësit ligjore të gjyqtarëve të lartë si edhe anëtarët e dy institucioneve të reja. Nga nisja e vetting-ut janë kontrolluar 667 gjyqtare e prokurorë, ndërkohë që mbeten ende për t’u kontrolluar edhe 138 të tjerë.